MЁNYRA E ABDESIT

 
Jo, Zotit lutju! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Avni Tafili   
e hėnė. 07 nėntor 2011


Si të urohet,

E të përgëzohet,

Kur zemrat urrehen,

E shpirtrat trazohen,

Buzëqeshjet e rrejshme;

O lot i tharë!

Sytë po rëndohen,

O gjak i ngrirë!

Zemrat po vdesin,

Si të urosh,

E të përgëzosh,

Jo, Zotit lutju!

Ke sy, pse s’shikon?

Ke vesh, pse s’dëgjon?

Ke zemër, pse s’ndien?

Ke këmbë, pse s’lëviz?

Ke zë, pse s’klith?

Vallë, s’je shkelur?

Vallë, s’je përmbysur?

Kraharorët janë ngarkuar,

Lakmia ka shtrënguar,

Harresa ka kapluar,

Pavetëdija ka poshtëruar,

Papërgjegjësia ka rrënuar,

Zemrat kanë pëlcitur,

Mendimet janë ngatërruar,

Nëntoka është rënduar,

Nënqielli si kodër është ngritur,

Frymëmarrjet janë zënë,

Thirrja është rrëmbyer,

Dhembja zemrat ka mbërthyer,

Trishtimi shikimet ka ngërthyer,

S’i shihni fëmijët pa u rritur të shtypur,

S’i shihni të rinjtë pa u bërë prindër të rrënuar,

Shoqëria pa u ngritur e shkatërruar;

Jo, mos më uro,

Por vetveten lëkunde,

Trimërisht prej gjumit ngrihu,

Forcërisht atë kape!

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.