MЁNYRA E ABDESIT

 
Deri kur? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e enjte. 03 nėntor 2011

Deri kur do të jetoj në këtë mjerim!

Përse jeta është kaq e padrejtë për mua?

Apo ndoshta nuk meritoj dhe unë të jem,

e lumtur dhe e gëzuar!

Apo mos vallë buzëqeshja nuk ka vend tek unë!

Që s’e mbaj mend kur më ka vizituar

Lotët dhe hidhërimet më janë bërë shokë t'pandarë

Shiko nënë si lozin fëmijët e lagjes sime

Sa t'lumtur që janë

Sa do të doja që dhe unë të jem në mesin e tyre

Të lozi dhe të këndoj së bashku me ta...

Nuk dua të jem e vetmuar

Jam lodhur duke ecur rrugëve të qytetit e vetmuar

e nga të tjerët e nënçmuar

Sa do të doja që dhe unë t'kem shoqe dhe shokë

Dhe të ndjehem e gëzuar

Nënë, më thuaj:

A nuk meritoj dhe unë një dhuratë për festat si të gjithë fëmijët e tjerë?

Sa do t'doja t'kem veshje të bukur!

T'kem çati mbi kokë

T'kem miq dhe dashamirë

T'kem gëzim dhe dashuri

Lotët nga syri pikojnë

Përplasen në tokë si shiu që bie

Më thuaj nënë, a do t'kem ndonjëherë dhe unë lumturi?

Por një këshillë e nënës sime jetën ma ndryshoi:

Bija ime, ke frikë All-llahun me një frikë të vërtetë,

sepse te All-llahu për të devotshmit ka dhurata shtesë

dhe ata kanë të rezervuar shpëtimin.

Sepse All-llahu, xhel-le shanuhu, ka bërë dallime mes njerëzve

në rizkun e tyre si sprovë dhe provim për ta.

Gjithashtu All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

”…Ne bëmë njërin prej jush sprovë për tjetrin se a do të jeni të durueshëm.

E Zoti yt është Ai që sheh çdo gjë”. (El-Furkan: 20).

Me lot në sy m’u drejtua: dëgjoje oj bija ime e

kujtoje dhe këtë hadith të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku thotë:

“Shikova xhennetin dhe pashë se shumica e banorëve të xhennetit janë fukaratë

dhe shikova xhehenemin dhe vërejta se shumica e banorëve të xhehenemit janë gratë”.

(Buhariu dhe Muslimi).

Ehhh, moj bijë mos harro hyrjen e të varfërve në xhennet para të pasurve.

Të durojmë dhe pak, oj bija ime, sepse edhe për ne një ditë do të ketë drejtësi

e ajo është me rëndësi.

Allahu i do durimtarët dhe ka përgatitur shumë dhurata për ta

Xheneti është kënaqësia jonë këtë kurrë mos e harro

Dhe për të gjithmonë lufto...

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.