MЁNYRA E ABDESIT

 
Njė grua muslimane pėrktheu Kuranin e shenjtė nė gjuhėn hungareze PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e mėrkurė. 19 tetor 2011


Halima Zsuzsanna Kiss thotë se ajo është konvertuar në Islam pasi u impresionua nga disa kolegë pune muslimanë.


Një organizatë turko-hungareze, Fondacioni Kulturor, prezantoi përkthimin e ri hungarez të Kuranit të shenjtë për mediat hungareze dhe për qytetarët gjatë një konference për shtyp dhe veprimtari publike e mbajtur në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Veprimtaria u ndoq nga zyrtarët e ambasadës nga Turqia, Iraku, Pakistani, Maroku, Azerbajxhani, Libani, Egjipti, Katari, dhe Malajzia, si dhe nga deputetë nga Parlamenti hungarez. N
ë këtë takim morën pjesë edhe qytetarë turq dhe hungarezë që jetojnë në këtë vend. Disa klerikë të krishterë dhe hebrenj gjithashtu ishin pjesë e programit.

Programi filloi me leximin e Kur'anit të shenjtë nga Osman Sahin, imami i xhamisë së famshme të Stambollit, Fatih.

Znj. Kiss, e cila është drejtuese e çështjeve të grave për organizatën etnike hungareze muslimane, tha se iu deshën 3 vite për të përkthyer Kur'anin në hungarisht.

Duke shtuar se përpjekjet e mëparshme të përkthimit të Kuranit nuk e kënaqën askënd, znj. Kiss tha se përkthimi i saj hungarez është shqyrtuar dhe rishikuar nga studiuesit muslimanë dhe është miratuar nga Këshilli Musliman i Hungarisë.

Përkthimi më i hershëm i Kuranit në hungarisht, ‘
Kassai Korán’ , u përgatit nga Hollósi Somogyi József në shekullin e 19-të.



Burimet:

* “Gruaja muslimane përkthen Kuranin e shenjtë në gjuhën hungareze”, “World Bulletin”, 10 janar, 2011.



*
Nielsen, Jergen (ed.) "Hungary" Yearbook of Muslims in Europe, Vol. 1 Leiden: Brill. 2009.

 

 

Islamtoday.com

Përgatiti: F.Nuhiu

 

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.