MЁNYRA E ABDESIT

 
Esenca e Haxhit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e shtunė. 15 tetor 2011
 Kur u larguat nga shtëpia me qëllimin e Haxhit, a u penduat për të gjitha mëkatet tuaja? A e keni përjetuar praninë e Allahut gjatë kohës që ishit duke qëndruar në Arafat sikur që Ai të jetë përballë jush?



 

Xhuneid Muhamed ibn Ebu el-Kasim el-Khazzaz el-Bagdadi i njohur edhe si Xhuneid Bagdadi u lind në Bagdad (830-910 pas erës së re). Ai ishte një nga dijetarët e hershëm persianë dhe mësuesit e Islamit.
Historia e mëposhtme i atribuohet atij në lidhje me një shpjegim për thelbin e Haxhit.

 

Njëherë Xhuneid Bagdadi takoi një njeri, i cili ishte kthyer nga Haxhi. Pasi e vërejti atë për një kohë, e pyeti:

"A keni qenë në haxh?".


Haxhiu: Po, unë sapo jam kthyer nga haxhi.

 

Xhuneid: Kur u larguat nga shtëpia me qëllimin e Haxhit, a u penduat për të gjitha mëkatet tuaja?


Haxhiu: Nuk e kam menduar këtë.


Xhuneid: Në këtë rast, ju nuk jeni nisur për në haxh.


Xhuneid: Po në lidhje me udhëtimin tuaj, gjatë pushimeve dhe ndalesave? Kur përshkonit distancat, a keni lëvizur mendërisht dhe shpirtërisht më afër Allahut?

 

Haxhiu: Isha shumë i zënë me detaje të tjera të udhëtimit dhe nuk kam reflektuar mbi atë.


Xhuneid: Atëherë ju nuk paskeni udhëtuar me të vërtetë për në shtëpinë e Allahut.


Xhuneid: Kur keni veshur ihramin dhe keni zëvendësuar rrobat e zakonshme, a nuk ke menduar që të flakësh shprehitë dhe qëndrimet tuaja të padëshirueshme?


Haxhiu: Kjo nuk më ka shkuar në mendje.

 

Xhuneid: Mjerisht! Ju nuk e paskeni veshur ihramin.


Xhuneid: A e keni përjetuar praninë e Allahut gjatë kohës që ishit duke qëndruar në Arafat sikur që Ai të jetë përballë jush?


Haxhiu: Jo, unë nuk e kam pasur atë ndjenjë.


Xhuneid: Kjo do të thotë që nuk e keni arritur as edhe Arafatin.

 

Xhuneid: Kur shkuat në Muzdelife, a menduat kur i mblodhët guralecët ashtu siç i mblodhët dëshirat dhe aspiratat tuaja të kësaj bote kështu që tani mund t’i hedhni ato?

 

Haxhiu: Unë isha duke menduar vetëm për mbledhjen e guralecëve.


Xhuneid: Pra, ju nuk paskeni qenë edhe në Muzdelife.

 

Xhuneid: Po në lidhje me hedhjen e gurëve në Xhemarat? Gjatë kryerjes së këtij  riti, a u zotuat që të shmangni joshjet e këqija dhe t’i braktisni veprat tuaja të liga?


Haxhiu: As kjo nuk më ka ndodhur.


Xhuneid: Fatkeqësisht, nuk e paskeni kryer as edhe këtë rit të hedhjes së gurëve.

 

Xhuneid: Po për Tavafin tuaj? A u ndjetë të zhytur plotësisht nga një tërheqje e zjarrtë drejt Madhështisë së përsosur të Allahut gjatë Tavafit?


Haxhiu: Jo, kam numëruar vetëm numrin e tavafeve që kisha bërë.


Xhuneid: Kjo është sikur që nuk e keni kryer edhe Tavafin.

 

Xhuneid: Ndoshta keni kuptuar shpirtin, urtësinë dhe qëllimin e vrapimit midis maleve Safa edhe Merva. A u kënaqët me luftën e nënës Haxhere? A u kënaqët me besimin dhe përkushtimin e saj ndaj Allahut?


Haxhiu: Jo, me të vërtetë.


Xhuneid: Me fjalë të tjera, nuk paskeni kryer edhe Sajin (vrapimi ndërmjet Safasë dhe Mervasë).

 

Xhuneid: Më trego për ritin e sakrificës. Gjersa therje kafshën, a sakrifikove për dashurinë e Allahut? Dhe a e kujtuat profetin Ibrahim dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj Allahut?


Haxhiu: Kjo nuk më ka shkuar në mendje.


Xhuneid: Në këtë rast, nuk e paskeni ofruar edhe flijimin.


Xhuneid: Allahu është mëshirues! Ju duhet të shkoni përsëri vitin e ardhshëm dhe do të duhet ta kryeni haxhin përsëri me korrektësi.

Duhet të ripërmbushni përvojat (përjetimet) e Ibrahimit dhe të mendoni shembullin e tij. Mos harroni të reflektoni në ajetin e Kur'anit që thotë:

“Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet”. (53:37)

 


Marr
ë nga: www.islamcity.com

Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.