MЁNYRA E ABDESIT

 
Burimi i gjynaheve PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Muhamed H. Jakubi   
e enjte. 06 tetor 2011
 Gjynahet dhe gabimet burojnë nga: mendjemadhësia, lakmia dhe xhelozia. Kufri vjen nga mendjemadhësia, gjynahu nga lakmia dhe padrejtësia nga xhelozia.




Gjynahet dhe gabimet burojnë nga: 

1.      Mendjemadhësia; kështu veproi Iblisi i mallkuar.

2.      Lakmia; është ajo e cila e nxori Ademin nga xheneti.

3.      Xhelozia; njëri nga bijtë e Ademit vrau vëllain.

 Ai i cili ruhet nga këto tri burimet e gjynaheve i është ruajtur të keqes: kufri vjen nga mendjemadhësia, gjynahu nga lakmia dhe padrejtësia nga xhelozia. 


Shtyllat e kufrit janë katër: 

1.      Mendjemadhësia;

2.      Xhelozia;

3.      Hidhërimi;

4.      Epshi. 


Mendjemadhësia e pengon nënshtrimin, xhelozia pengon pranimin e këshillës, hidhërimi e pengon drejtësinë dhe epshi pengon ibadetin (adhurimin e Allahut).

Kur shkatërrohet shtylla e mendjemadhësisë lehtësohet për robin nënshtrimi.

Kur shembet shtylla e xhelozisë lehtësohet pranimi i këshillës.

Kur shembet shtylla e hidhërimit lehtësohet përulësia dhe drejtësia.

Kur shembet shtylla e epshit lehtësohet durimi, ndershmëria dhe adhurimi. 


Shembja dhe eliminimi i kodrave do të ishte më i lehtë prej atyre që janë sprovuar sesa largimi i këtyre të katërtave.

Po kur këto menaxhojnë zemrën, atëherë e sheh të pavërtetën në pamjen e të vërtetës dhe të vërtetën me pamjen e të pavërtetës, të mirën në formën e të keqes dhe të keqen në formën e të mirës, e afron afër dynjanë dhe e largon ahiretin.  


                                                            
Marrë nga libri “Kisatul-iltizam”
                                                                 
nga Muhamed H. Jakubi 

                                                                          Përktheu: U.F.

 

   
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.