Shkruar nga Muhamed H. Jakubi
|
e enjte. 06 tetor 2011 |
Gjynahet dhe gabimet burojnë nga: mendjemadhësia, lakmia dhe xhelozia. Kufri vjen nga mendjemadhësia, gjynahu nga lakmia dhe padrejtësia nga xhelozia.
Gjynahet dhe gabimet burojnë nga:
1. Mendjemadhësia; kështu veproi Iblisi i mallkuar.
2. Lakmia; është ajo e cila e nxori Ademin nga xheneti.
3. Xhelozia; njëri nga bijtë e Ademit vrau vëllain.
Ai i cili ruhet nga këto tri burimet e gjynaheve i është ruajtur të keqes: kufri vjen nga mendjemadhësia, gjynahu nga lakmia dhe padrejtësia nga xhelozia.
Shtyllat e kufrit janë katër:
1. Mendjemadhësia;
2. Xhelozia;
3. Hidhërimi;
4. Epshi.
Mendjemadhësia e pengon nënshtrimin, xhelozia pengon pranimin e këshillës, hidhërimi e pengon drejtësinë dhe epshi pengon ibadetin (adhurimin e Allahut).
Kur shkatërrohet shtylla e mendjemadhësisë lehtësohet për robin nënshtrimi.
Kur shembet shtylla e xhelozisë lehtësohet pranimi i këshillës.
Kur shembet shtylla e hidhërimit lehtësohet përulësia dhe drejtësia.
Kur shembet shtylla e epshit lehtësohet durimi, ndershmëria dhe adhurimi.
Shembja dhe eliminimi i kodrave do të ishte më i lehtë prej atyre që janë sprovuar sesa largimi i këtyre të katërtave.
Po kur këto menaxhojnë zemrën, atëherë e sheh të pavërtetën në pamjen e të vërtetës dhe të vërtetën me pamjen e të pavërtetës, të mirën në formën e të keqes dhe të keqen në formën e të mirës, e afron afër dynjanë dhe e largon ahiretin.
Marrë nga libri “Kisatul-iltizam” nga Muhamed H. Jakubi
Përktheu: U.F. |