MЁNYRA E ABDESIT

 
Thirr “O Allah!” PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Muhamed Husejn Jakub   
e hėnė. 03 tetor 2011
 Të thërret gjuha e zemrës më zërin më të lartë nga thellësia e saj, duke kërkuar ndihmë, duke kërkuar mbështetje, duke kërkuar mbrojtje...





Pastaj Nuhu iu lut Zotit dhe i tha: O Zoti im, biri im është nga familja ime, premtimi Yt është i vërtetë dhe Ti je Gjykatësi më i drejtë!” (Hud, 45)

Ky është rrëfim për mëshirën e Zotit tënd ndaj robit të Tij – Zekerijasë. Kur ai e thirri Zotin e vet me lutje të fshehtë” (Merjem, 2-3)

“(Kujtoje) Zekerijanë, kur iu lut Zotit të vet: “O Zoti im, mos më lër vetëm (pa fëmijë), e Ti je trashëgimtari më i mirë.” (Enbija, 89)

“(Kujtoje) Nuhun kur ai Na thirri më përpara, dhe Ne iu përgjigjëm atij, duke e shpëtuar atë dhe familjen e tij nga mjerimi i madh (mbytja).” (Enbija, 76)

Kur Nuhu Na thirri (në ndihmë), Ne iu përgjigjëm bukur.” (Saffat, 75)

Kujtoje robin Tonë Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Me të vërtetë, më ka goditur djalli me mundim dhe vuajtje!” (Sad, 41)

“(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!” (Enbija, 83)

“(Kujtoje) Dhun-Nunin (Junusin) kur iku i zemëruar e mendoi se Ne nuk do ta dënojmë, andaj thërriti nga errësira: “S’ka zot tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!” (Enbija, 87)

Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bëj si Njeriu i Peshkut (Junusi a.s.), kur iu lut Zotit të vet i dëshpëruar (në barkun e balenës)!” (Kalem, 47) 

(Çka kupton me) “Thirrje”: të thërret gjuha e zemrës më zërin më të lartë nga thellësia e zemrës, duke kërkuar ndihmë, duke kërkuar mbështetje, duke kërkuar mbrojtje, kështu robi duke iu lutur Zotit me zemër të shqetësuar, me gjuhë të qetësuar dhe me edukatë sheriatike.

Kur e pyetën sahabët: “O i dërguar i Allahut, Zoti a është afër t’i lutemi Atij, apo larg ta thërrasim Atë?”

Muhamedi sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Vërtet, ju po i luteni Atij që dëgjon dhe është afër.” (Shënon Muslimi)

Thirr:

O Zot! O Allah!

O Zotëriu im!

O Ndihmëtari im!

O Mëshira ime!

O Ti i cili i përgjigjesh lutjes së të shtypurit! 

A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që ua largon të keqen dhe ju bën juve trashëgimtarë në tokë?! Vallë, a ka krahas Allahut zot tjetër?! Sa pak që reflektoni! (Nemël, 62) 

Thuaj: LA I LAHE IL-LALLAH. LA I LAHE IL-LALLAH. 

Thirr: O Allah! Robër si unë janë shumë, për mua nuk është askush përveç Teje.
Thirr: O Allah! Allahu im! Ti e dëgjon fjalën time, e sheh pozitën time, e din fshehtësinë time, asgjë e fshehur për Ty nuk është. Unë jam ai i cili kam nevojë për ndihmë Tënde, jam i varfër, jam nevojtar, kam nevojë për mbrojtjen Tënde, pranoj gjynahet që kam bërë. Andaj të lutem me lutjen e nevojtarit, të përgjërohem si pendimtar i përulur. Të lutem me lutjen e të frikuarit që ka shtrirë qafën e tij, e sytë i janë mbushur me lot.

Allahu im! Me lutjen që Ty ta bëj, mos më bë të pafat, bëhu ndaj meje vazhdimisht Mëshirues!

Thirr: o Allah! Dituria Juaj mbi gjendjen time të mjafton nga pyetja ime. Nëse ndërpritet fjala ime, te Ti nuk ndërpritet shpresa ime.  

 
Nëse të ngushtohet ty dynjaja, e të kanë rrethuar gajlet, dertet, pikëllimet, janë rritur sprovat e problemet, thirr: O Allah!  

Nëse ke borxhe, obligime dhe detyrime ndaj të tjerëve, kërko ndihmën e Allahut, thirr: “O Allah!”.

Nëse ke problem, nuk gjen njeri që të ndihmon, shko te Allahu, mbështetu te Ai, thirr “O Allah!”.

Ngrihu natën, lutu te Allahu! Ec (lëviz) ditën, lutu te Allahu!

Kur i ke punët ngushtë, lutu! Kur i ke punët mirë, lutu!

Lutu te Zoti, mos e harro Allahun! 
 

Të nderuar! 

Ejubi alejhis-selam është sëmurë, iu lut Allahut, e Ai ia pranoi lutjen.

Ibrahimin alejhis-selam e hodhën në zjarr, iu lut Allahut, lutja e tij u pranua.

Jusufi alejhis-selam u burgos, u provokua, iu lut Allahut, lutja e tij u pranua.

Jakubi e humbi Jusufin, iu lut Allahut, lutja iu pranua.

Muhamedi sal-Allahu alejhi ve selem u maltretua, iu lut Allahut, lutja iu pranua.  

Nuhi alejhis-selam iu lut Allahut për shpëtim, lutja iu pranua.

Musai alejhis-selam iu lut Allahut për ndihmë, lutja iu pranua.

Sulejmani alejhis-selam lakmoi në të mirat e Zotit, iu lut Allahut, lutja iu pranua.

Zekerija alejhis-selam u lut për fëmijë, lutja iu pranua.

Ibrahimi alejhis-selam në moshën tetëdhjetë vjeçare iu lut Allahut për fëmijë, lutja e tij u pranua.

Junusi alejhis-selam u lut brenda thellësive të errësirës që të dalë jashtë, lutja iu pranua.

Isai aljehis-selsam kërkoi bereqetin e Zotit, lutja iu pranua.

Muhamedi sal-Allahu alejhi ve selem kërko shefatin (ndërmjetësimin) për umetin e vet, lutja iu pranua.. Vallë, a i lutesh Allahut, që të përgjigjet Zoti?!

Ejani, thirrni “O Allah!”.


                                                      
                                                            Përktheu dhe përshtati: Ulvi F.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.