MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėr tė ardhmen PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Avni Tafili   
e shtunė. 17 shtator 2011

Aty ku bashkohemi,
të mos ndahemi.
Aty ku ndahemi,
të mos përçahemi.
Aty ku duhemi,
të mos urrehemi.
Atë që duam,
ta ruajmë.
Atë që urrejmë,
ta durojmë.
Atë që gabon,
ta falim.
Atë që e tepron,
ta këshillojmë.
Atë që qorton,
ta mësojmë.
Atë që flet,
ta dëgjojmë.
Atë që fal,
ta përkrahim.
Atë që urren,
ta afrojmë.
Jemi njerëz,
jemi nevojtarë,
të ndihmojmë,
jemi të ndihmuar,
për të ardhmen e ndriçuar.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.