MЁNYRA E ABDESIT

 
Ku janė “Penat e nderuara”? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Ulvi Fejzullahu   
e enjte. 15 shtator 2011
 Ku janë “Penat e nderuara”, që kanë përgatitjen, dijen, mundësinë, për ta mbrojtur Islamin, për t’ju përgjigjur armiqve të jashtëm dhe të brendshëm të Islamit?




Me emrin e Allahut të Lartësuar e filloj këtë shkrim, i lutem Atij të më jep sinqeritet në çdo gjë.  

Të nderuar lexues!

Janë disa arsye që më kanë motivuar t’i them disa fjalë në këtë shkrim. Ju kërkoj falje për mos renditje të mirë të fjalëve, fjalive, ju kërkoj mirëkuptim për çdo gjë. Dëshiroj që me ju të ndaj disa shqetësime dhe derte.

E vërteta dhe e pavërteta do të jenë në luftë deri në përfundimin e botës, kjo është e qartë për të gjithë. Imani dhe Islami do të luftohen vazhdimisht. Ky fakt nuk na habit, por ajo që të habit dhe është për të shqetësuar luftimi i Islamit nga bijtë dhe bijat e popullit tonë që janë pjesa dërmuese myslimanë, kanë emër myslimani ose jetojnë ne familjet myslimane. Viteve të fundit është shtuar doza e luftës kundër Islamit, dhe shfrytëzohet çdo gjë për ta luftuar Islamin dhe myslimanët. Tani në këta muajt e fundit është bërë një riorganizim edhe mobilizim edhe më i sofistikuar në luftë kundër Islamit dhe çdo gjë që ka të bëj me të.

Po sikur t’i shfletojmë gazetat shqiptare, vebfaqet, rrjetet sociale, nuk kalon numër dhe ditë që nuk atakohet Islami. Mbushen penat me ngjyrë për të shkarravitur mbi fenë Islame, gdhenden lapsat për ta pasqyruar fenë diçka të rrezikshme, lëvizen shkronjat e tastaturës për ta njollosur mesazhin islam. Vërtet, po zhvillohet një ofensivë e rreptë dhe tmerruese. Luftohet Islami, myslimanët, xhamitë, mësim-besimi, mbulesa islame. 

Të lënë përshtypje, për së mbrapshti, titujt e zgjedhur të shkrimeve, vendosja në ballina, prezantimi i Islamit më së keqi. Tani nuk po ia lejoj vetes t’i përmendi gazetat ditore sepse ato janë të njohura për nga mbjellja e urrejtjes për së keqi kundrejt Islamit dhe myslimanëve.

Sa për ilustrim po rikujtojmë disa tituj: “Hitleri nxitës i islamizmit?”, “Sami Frashëri kundër edukatës fetare”, “Shantazhimi, falja, besimi, agjërimi dhe përfitimi!”, “Jo edukimit fetar në shkolla publike!”, “Jo mbulesës”, dhe shumë shkrime, artikuj e deklarata të papërgjegjshme. Po ashtu edhe tituj tjerë bombastikë.

Në anën tjetër, pasi që ta lexosh titullin shikon autorin i cili ju ka qasë temave që kanë të bëjnë me Islamin, nuk ka njohuri mbi Islamin, as ato më elementaret. Besoj që bismilah nuk din të thotë mirë dhe në vend se të thotë Bismilah thotë “similah”. Autor të shumtë, opinionist të larmishëm, urrejtës të ndyrë, renegat të dështuar, ateistë pa kokë, gnostikë të verbër, të konvertuar krishterë, lloj-lloj bylmeti.

Të gjitha formacionet “militare” dhe “paramilitare” janë organizuar në kujdestari të rregullt që vazhdimisht brenda njëzet e katër orëve ta sulmojnë islamin, me ndonjë shkrim, deklaratë, konferencë, televizion. Organizohen debate ftohen të flasin për Islamin njerëzit jo kompetentë. Padyshim që ekziston një aparaturë antiislame që shfrytëzon çdo mundësi për të mbjellur helm dhe dezorientim në mesin e myslimanëve. Kjo gjithsesi është e qartë dhe kjo tregon se njerëzit e tillë kanë mision që duhet ta përmbushin atë.

Por atë që dua ta them është se ku janë “Penat e nderuara?” që kanë përgatitjen, dijen, mundësinë, për ta mbrojtur Islamin, për t’ju përgjigjur armiqve të jashtëm dhe të brendshëm të Islamit.  E kam fjalën për njerëzit e lapsit dhe të penës, që janë mjeshtër dhe me dinjitet i japin përgjigje të gjitha formacioneve antiislame, “militare dhe paramilitare”.

Vërtet, ne kemi njerëz të përgatitur të niveleve akademike që me krenari dhe profesionalizëm i japin përgjigje të gjithëve, për çdo temë, mëdyshje, paqartësi, dispozita, etj.. Këtu përfshij të gjithë hoxhallarët, nëpër institucionet e Bashkësisë Islame të Kosovës, Fakultetin e studimeve Islame, medresetë.

Gjithsesi kemi intelektualë të drejtimeve dhe shkencave të ndryshme që janë të denjë dhe serioz për ta shprehur mendimin e drejtë dhe të saktë për Islamin si sistem jete. Me një fjalë populli ynë ka në gjirin e tij besimtarë, myslimanë “imanli” që e mbushin penën, e mprehin lapsin dhe lëvizin shkronjat e tastaturës për t’i dalë në ndihmë Islamit. Këta imanli janë të denjë për ta ndihmuar të vërtetën.

Lakmoja që t’i përmendi disa emra të hoxhallarëve në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, medresetë, në Fakultetin e Studimeve Islame, dhe në Këshillat e Bashkësisë Islame dhe shumë hoxhallarë tjerë. Por pasi që i listova disa emra, formave një dhjetëshe të artë, përsëri vendosa mos t’i paraqes emrat e të përzgjedhurve, e gjithë kjo për shkaqe objektive edhe subjektive.

Gjithashtu në listën time radhita një dhjetëshe tjetër prej intelektualëve të fushave të ndryshme që vërtet janë të dëshmuar.

Dhe këto dy dhjetëshe po të aktivizohen vazhdimisht do ta prezantojnë Islamin ashtu si duhet dhe nuk do të lënë zbrazëti. Mendoj që nuk duhet të vonohen dashamirët e Islamit dhe të myslimanëve të riorganizohen dhe të ngrehin flamurin e kujdestarisë duke iu përgjigjur antiislamistave në të gjitha fushat dhe hapësirat ku ata janë aktiv.

Njerëzit e mençur e kujtojnë një moto, kur ata e dëshirojnë një gjë shprehen kështu: me dashtë” “me ditë”, dhe “me guxu”, kjo do të thotë:

-         me dashtë”, do të thotë: ndonjëri dëshiron por nuk din dhe nuk ka guxim;
-         me ditë”, do të thotë: ndonjëri di por nuk do dhe nuk ka guxim;
-         me guxu”, do të thotë: e ka guximin por i mungon vullneti dhe dija. 

Falënderoj Allahun e Lartësuar që kemi njerëz guximtarë që dinë dhe e kanë guximin, pra “duan”, “dinë” dhe “guxojnë.

Atëherë në fund të këtij shkrimi pyes: ku janë “Penat e nderuara”?

Allahu im më jep sinqeritet në fjalë dhe vepra.  

Websajti www.pertymoter.net nuk është përgjegjës për përmbajtjen e shkrimit, pasi mendimet e shprehura  në këtë material paraqesin mendimet dhe opinionet e autorit të këtij shkrimi.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.