MЁNYRA E ABDESIT

 
Nikahu im vlen apo duhet ta bėj prapė? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e mėrkurė. 14 shtator 2011
Pyetje!

Esselamu alejkum ve rahmetullah!  


Allahu ju shpërbleftë për punën tuaj!

Pyetja ime është: Kur kam bërë nikahun, në dijeni ka qenë vetëm vëllai i cili ishte edhe i pranishëm. Babi nuk e konsideronte nikahun me praninë e hoxhës si diçka të rëndësishme, kështu që nuk i treguam. Këtë veprim ia kam treguar pas 3 apo 4 muajve se nuk e kujtoj saktë. Pas një muaji që bëmë nikahun, e bëmë edhe fejesën sipas zakonit (që familja e burrit të vij tek familja ime). Tashti dua t’ju pyes: Nikahu im vlen apo duhet ta bëj prapë? Si qëndron puna, sepse kam filluar të shqetësohem për këtë çështje.


Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu!

Përgjigje!


Alejkumus-selamu ve Rahmetullahi ve berekatuhu!

Leja e prindit për martesë respektivisht nikah është kusht i kërkuar sipas mendimit më të saktë të dijetarëve dhe sipas haditheve që flasin për këtë temë. Andaj nikahu i juaj i mëparshëm konsiderohet i pa-plotfuqishëm dhe si pasojë ju duhet ta përsërisni tani nikahun. Nuk mjafton tani që vetëm të pajtohet prindi, por duhet ndjekur edhe anën formale të nikahut.

Allahu e di më së miri!

                                                                              Muhamed Dërmaku

                                                                             
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.