MЁNYRA E ABDESIT

 
Kur vijnė menstruacionet detyrohet prishja e agjėrimit... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e martė. 23 gusht 2011
Pyetje!

Es-selamu alejkum!

Më falni për shqetësimin, veç desha t’ju pyes diçka, se nuk e dija kujt t'i drejtohem. Desha të di nëse një femrës i vijnë menstruacionet pasi që ka përfunduar koha e syfyrit (p.sh. në ora 10 në mëngjes) a duhet të agjërohet ajo ditë, a numërohet apo jo?

Ju faleminderit!

Përgjigje!

Alejkumus selam ve Rahmetullah!

Kurdo që një femrës që agjëron i paraqiten të përmuajshmet para se të perëndojë dielli (qoftë edhe pak momente para kohës së iftarit), detyrohet ta prishë atë ditë dhe ta kompensojë me ditë tjetër pas ramazanit.

Allahu e di më së miri!

                                                                        Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.