MЁNYRA E ABDESIT

 
A ėshtė haram larja nė det? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e mėrkurė. 10 gusht 2011
Pyetje:

Selam alejkum!

Jam një motër myslimane dhe e fali namazin rregullisht qe 3 vite. Banoj në Suedi afër detit. Kam dëshirë ta di se a është e ndaluar-haram me u la në deti me bashkëshortin meqenëse nuk jam la hiq qe një vit sapo e kam kuptuar që është haram, po djali ynë ka dëshirë të lahet por unë nuk ia plotësoj dëshirën.
Ju lutem, të ma sqaroni hollësisht se e di që deti është i shëndetshëm.

Përgjigje:

Alejkum selam!

Deti është një krijesë e Allahut që është në shërbim të interesave të shumta dhe të llojllojshme të njeriut. Në kuadër të dobive dhe shërbimeve që i jep deti, është edhe klima dhe ajri përreth tij që është i dobishëm për shërimin e disa sëmundjeve sidomos të atyre që kanë të bëjnë me kanalet e frymëmarrjes. Në esencë nuk është e ndaluar të lundrohet në deti derisa është i qetë, (përveç kur deti është i trazuar, atëherë nuk lejohet të lundrohet mbi të), as të notohet në det etj. Ajo që e ndalon detin është zhveshja e njerëzve në ambient të hapur, e sidomos e gjinisë femërore. Andaj nëse jeni e sigurt se askush nuk mund t’ju sheh as nga afër e as nga larg, atëherë ju lejohet të shkoni afër detit e të laheni në të, por një gjë e tillë është e vështirë në shumicën e brigjeve detare të eksploruara. Që të bëhet haram afrimi tek deti, mjafton që dikush tjetër të qëndrojë aty pa petkun islam, edhe nëse ju personalisht jeni e veshur mirë.

Andaj puna kthehet tek ambienti, jo te vet deti.

Allahu e di më së miri! 
                                                                               

                                                                                  Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.