Gjėrat qė nuk e prishin agjėrimin |
|
|
|
Shkruar nga Rejhane Haxhiu
|
e martė. 02 gusht 2011 |
1- Përdorimi i parfumit. 2- Përdorimi i misvakut. 3- Përdorimi i supostove qofshin nga vagina apo anusi. 4- Analizat e gjakut kur nevojiten. 5- Dalja e gjakut për shkak të istihadës, hemoragjisë apo plagëve. 6- Përdorimi i kënasë dhe makijazhit. 7- Bërja e gjilpërave joushqyese qofshin në damarë apo në muskuj. 8 Të puthësh gruan ose ta përkëdhelësh atë, me kusht nëse e përmban veten,nëse u del spermë prishet agjërimi i tyre. 9- Përdorimi i pompës në gojë për atë që është me sëmundjen e azmës. 10- Bërja e klizmës në rast nevoje (klizma është futja e lëngjeve në zorrën e trashë nga poshtë për t'u pastruar ose për t'u liruar nga shtrëngimet e barkut) 11- Vonimi i larjes nga xhunubllëku ose mestruacionet apo lehonia deri në lindjen e agimit. 12- Freskimi me ujë gjatë ditës së agjërimit për të larguar vapën. 13-Përdorimi i pikave në vesh dhe sy. Ndërsa pikat e hundës nuk lejohet gjatë agjërimit sepse hunda është depërtuese. 14- Hemorragjia e shtatzënës nuk e dëmton agjërimin. 15- Shikimi i ëndërrave eksituese nuk e prish agjërimin. 16-Nëse harron dhe ha e pi nuk është problem dhe agjërimi i saj është i saktë, por nëse kujtohet duhet ta ndërpresë menjëherë dhe nëse ka ushqim në gojë duhet ta hedhë e të mos e kapërdijë. 17- Të provuarit e ushqimit në rast nevoje me kusht që të mos e qojë atë poshtë.
|