MЁNYRA E ABDESIT

 
Mėsoji rregullat e agjėrimit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga ...   
e martė. 02 gusht 2011
 Preferohet shpejtimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Njerëzit do të mbesin vazhdimisht në hair përderisa e shpejtojnë iftarin."



Duhet që muslimanja t’i mësojë rregullat e agjërimit, farzet, synetet, dhe parimet e tij, në mënyrë që agjërimi i saj të jetë i saktë dhe i pranuar tek Allahu i Lartësuar.

Hukmi i agjërimit të gruas:

1-Agjërimi është i obliguar për çdo muslimane e cila e ka mbushur moshën, që e ka mendjen në rregull, ajo që nuk është në udhëtim, që është e aftë për agjërim (nuk është e sëmurë), të jetë e liruar nga pengesat si hajdi dhe nifasi.  

2-Të bëjë nijetin, sepse nijeti është  kusht në agjërimin e Ramazanit si dhe në agjërimin kaza dhe të shpagimit. Sipas hadithit të të Dërguarit, sal-all-llahu alehi ve selem, ku thotë: "Ai që nuk e bën nijetin natën (para syfyrit) nuk ka agjërim" (Ebu Daëudi). Lejohet që të bëhet nijeti në çdo pjesë të natës edhe nëse është pak para agimit.

3. -Gjërat që e prishin agjërimin: 

- Marrëdhëniet intime.
- Ejakulimi (dalja e spermës) me vetdëshirë ose me puthje, nëse kjo ndodh në gjumë agjërimi nuk prishet sepse ka ndodhur pa vetëdije. 

- Ngrënia dhe pirja me qëllim dhe çdo gjë që nënkuptohet me të, si: infuzionet ushqyese, ndërsa infuzionet joushqyese nuk e prishin agjërimin. 

- Vjellja me qëllim. Nëse kjo ndodh pa dëshirë nuk e prish agjërimin. 

- Rrjedhja e gjakut të hajzit ose nifasit. Kurdo që femra e sheh këtë e prish agjërimin qoftë në fillim të ditës, në mes të ditës ose në fund të ditës, edhe nëse është në momentet e fundit pak para perëndimit të diellit.

 4. - Nëse femra sheh ndërprerjen e hajzit (lëngun e bardhë) i cili del nga mitra pas ciklit -të cilin e njohin femrat- kjo do të thotë se ajo është pastruar, prandaj i duhet që të bëjë nijetin prej darkës dhe të agjërojë. Nëse nuk arrin që ta dallojë këtë të marrë një copë pambuk dhe të shikojë nëse del i pastër duhet të lahet dhe të agjërojë, nëse nuk del i pastër të mos agjërojë. 

5- Për femrat të cilat përdorin tableta për vonimin e ciklit mestrual është më mirë për to që të qëndrojnë në natyrën e vet, dhe të pajtohen me atë që ka përcaktuar Allahu, mos të marrin tableta për ndalimin e hajzit, sepse kjo është një gjë të cilën ua ka përcaktuar Allahu, vajzave të Ademit. 

6- Nëse femra e cila është me nifas (lehonë, pastrohet para dyzetditëshit,  vazhdon agjërimin dhe lahet për namaz dhe nëse e kalon dyzetditëshin bën nijetin dhe vazhdon agjërimin, sepse kjo konsiderohet istihada. 

7- Gjaku i istihadës nuk shkakton problem në agjërim, pra agjërimi është i saktë. 

8- Gruaja shtatzënë dhe ajo që ka foshnje në gji nëse u vështirësohet gjendja u lejohet që ta prishin agjërimin por duhet që të agjërojnë më vonë (kaza) dhe nuk obligohen me diçka tjetër. I Dërguari i Allahut thotë: "Allahu i Lartësuar e ka liruar udhëtarin nga agjërimi dhe ka lehtësuar namazin e tij, ndërsa shtatzënat dhe nënat që kanë foshnjet në gji, gjithashtu janë të liruara nga agjërimi.“ (Termidhiu).

9- Nuk e prish agjërimin, nëse agjëruesja shijon gjellën duke mos e gëlltitur, por vetëm e shijon dhe pastaj e nxjerr nga goja. 

10- Preferohet shpejtimi i iftarit dhe vonimi i syfyrit. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të  ka thënë: "Njerëzit do të mbesin vazhdimisht në hair përderisa e shpejtojnë iftarin." (Muttefekun alejh).

Përktheu: Merita Rexha
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.