MЁNYRA E ABDESIT

 
Treni i jetės PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 07 shkurt 2007


      Motër e dashur!

    - Ku është përgatitja jote për atë që të pret më pastaj?

     
A nuk e di se vizita e Melekul meutit është gjë përfundimtare, dhe përcaktim i njohur i mëpërparshëm, pa marrë pa­ra­sysh se sa të zgjatet apo shkurtohet jeta?

    
- A nuk e di se ne të gjithë jemi udhëtarë në këtë botë... e udhëtari me­ndon të arrijë në qëllimin e tij dhe ta plotësojë udhëtimin e tij?

    
- A nuk e di se rrethi i jetës ankohet nga ndërprerja e saj... dhe se treni i jetës vetëm se i është afruar stacionit të fundit?

    
- Kanë ndëgjuar disa njerëz të de­vot­shëm qarjen për një të vdekur dhe kanë thënë: “Sa gjë e çuditshme te ky popull, që është udhëtar, e qajnë udhëtarin që ka arritur në shtëpinë e tij në të cilën është nisur!

    Motër e
 dashur!

   
Ke kujdes të mos jesh prej atyre që: E si do të jetë atëherë puna e tyre engjëjt t’ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe ship­nave të tyre?”  (Muhamed: 27)

   
ose prej atyre që: Mandej, në Ditën e Gjy­ki­mit Ai i turpëron ata dhe thonë: ‘Ku janë ata që m’i bënit shokë Mua dhe për hir të tyre gri­nde­shit?’. E ata që ishin të zotët e dijes, do të thonë: ‘Vërtet, sot turpësia dhe e keqja i përfshiu jobesimtarët’. Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së ty­re, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në mo­mentin e vdekjes, duke thënë): ‘Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!’ (u jipet përgjigjja). Po Allahu e di shumë mirë atë që e punuat ju. Andaj, hyni në dyert e Xhe­he­ne­mit, aty do të jeni përjetë: sa vend i keq është ai i kry­elar­të­ve!”  (En-Nahël: 27-29)

    Motër e
dashur!

    
Vallë, nuk e di se me vizitën që ta bën Melekul meuti mbaron jeta yte, ndër­pritet puna yte dhe mbyllen fletushkat e veprave të tua?!

    
- A nuk e di se pas vizitës së tij nuk ke mundësi të përfitosh asnjë të mirë tje­tër, nuk ke mundësi që t’i falish as dy rekate namaz, nuk ke mundësi as të le­xosh asnjë ajet nga Libri i Allahut, subhanehu ve teala, e as që ke mundësi të bësh ndonjë tesbih, tahmid, tahlil e istigfar, nuk ke mundësi të agjërosh asnjë ditë e as të japësh sadaka sado e vogël të jetë ajo, e as që ke mundësi të bësh haxh dhe umre, as ndonjë të mirë t’ia bësh fqiut apo të afërmit, vetëm se të ka ka­lu­ar koha e punës, dhe ka mbetur llogaria dhe shpërblimi për bamirësitë apo ga­bi­met: E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: ‘O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompensoj atë që lë­shova!’. Kurrsesi (kthim nuk ka), e kjo është vetëm fjalë që thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen. (El-Mu’minun: 99-100)

     Pra, motër
!

     
- Ku është përgatitja yte për ta takuar Melekul meutin?! Ku është përgatitja yte për atë që të pret më pastaj? Në varr... Në të pyeturit... Në ringjalljen... Në llogarinë... Në mizan... Në zbritjen e fle­tushkave... Në kalimin e urës së Siratit... dhe para Allahut, subhanehu ve teala?!

     
- Transmetohet se Pejgamberi, sal­allahu alejhi ve selem, ka thën: “Përkujtoni shkatërruesin e kënaqë­sive, e ajo është vdekja!”.

V
allë je duke e për­kuj­tuar këtë shkatërrues të kënaqësive?!

                                                                
Marrë nga libri: “Vizituesi i fundit”,
                                                                     botuar nga Klubi Studentor
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.