MЁNYRA E ABDESIT

 
Sulltani PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona   
e enjte. 14 korrik 2011

Një herë po gatuanin një kafshë për sulltanin i cili shquhej për drejtësinë e tij. Por nuk kishin kripë me vete, kështu që dërguan një person për të marrë kripë në fshat. Përpara se të nisej, sulltani i tha:
''Kripën paguaje me lekë që të mos bëhet zakon të merret diçka pa lekë e kështu të shkatërrohet fshati.”
Njerëzit që ndodheshin aty pranë e pyetën:
''E çfarë e keqe mund të vijë nga diçka kaq e vogël?''
Sulltani u përgjigj:
“Në botë themeli i të keqes filloi nga diçka e vogël. Të gjithë ata që erdhën pas i shtuan pak nga pak asaj derisa arriti në gjendjen që jemi sot. Në qoftë se sulltani ha një kokërr mollë nga kopshti i popullit, ushtarët e tij shkulin pemët bashkë me rrënjët. Në qoftë se sulltani e quan të drejtë tiraninë për 5 kokrra vezë, ushtarët e tij i vënë në hell 1000 pula. Tirani që bën të këqija nuk është i përjetshëm në këtë botë, por mallkimet mbi të vazhdojnë deri në fund të botës.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.