MЁNYRA E ABDESIT

 
Ekspozimi i sekreteve tė njerėzve PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Abdul Malik El-Kasim   
e mėrkurė. 07 shkurt 2007



Kamerat televizive janë të përqëndruara në fytyrën tënde dhe i transmetojnë fjalët dhe shpresat tua. Ato transmetojnë lëngimet dhe momentet e lumtura, bile edhe detajet më të vogla të asaj çfarë ndodh në mes juve dhe bashkëshortit në dhomën e fjetjes. Këto kamera të televizionit e trasmetojnë gjithë këtë deri te veshët që dëgjojnë duke I përdorur fjalët tua.

     Për ta elaboruar këtë themi se disa gra, sidomos ato që veç sa janë martuar, u pëlqen të bisedojnë me shoqet e tyre dhe të afërmet për bashkëshortët duke thenë: “Ai tha atë ose këtë; ai më bleu një bylyzik ose më çoi në një vend të mrekulueshëm, e kështu me radhë.” Disa nga ato madje i përsërisin fjalët e dashurisë që burrat ua thonë, disa herë duke thënë se bashkëshortët e tyre nuk mund të qëndrojnë larg tyre, bile edhe për një kohë të shkrutë! Dikush nga ato ndoshta flet për shprehitë e burrit të vet sa i përket gjumit dhe problemet  që i ka me këtë, duka ua përshkruar bashkëshortin shoqeve, duke i përmendur të metat dhe gabimet e tij e kështu me radhë. E gjithë kjo është e palejueshme në fe, pashije dhe çka është më e rëndësishme, një lloj përgojimi dhe bartje fjalësh. Nuk është e udhës që gruaja të përmend qoftë edhe një vepër të mire që ai e kryenpër hir të Allahut, sidomos nëse ai nuk e dëshiron që të tjerët ta dinë.

     E nderuara motër në Islam! Pse bisedoni për një çështje që ai ua ka përcjell në besueshmëri? Mendoni për gratë, të cilave u pëlqen t'ju dëgjojnë kur ju ekspozoni sekretet tuaja, disa nga ato do të gëzohen që shoqja e tyre është e lumtur, mirëpo do të dëshironin që bashkëshorti i shoqës të ishte bashkëshorti i tyre ose i bijave të tyre. Disa nga këto gra i krahasojnë bashkëshortët e tyre me bashkëshortin për të cilin mburret shoqja  gjithë kohën dhe ato fillojnë të mendojnë se kurrë nuk kanë qenë të lumtura ose kurrë nuk kanë dëgjuar ndonjë fjalë të mire nga bashkëshortët e tyre. Në këtë mënyrë, nëse ekspozoni sekretet tua dhe bisedoni për bashkëshortin me gratë tjera, ju ndoshta do të ndihmoni në shkatërrimin e martesave të këtyre grave.

    E nderuara motër e martuar, a është me rëndësi që ju t'i ekspozoni sekretet tuaja, ose ato të bashkëshortit, ndaj atyre që as nuk do të përfitojnë e as nuk do t'ju përkrahin nëse dëgjojnë lajme të tilla. Në të kundërtën, ato ndoshta do t'ju kenë zili dhe do ta hedhin syrin e keq në ju dhe në martesën tuaj. Po ashtu ju dhe bashkëshorti juaj do të jeni temë e bisedës në shumë ndeja, ku ju nuk jeni të pranishëm dhe ju do të bëheni temë e bisedave dhe shakave, ajo çfarë ka ndodhur mes juve do të bëhet përrall për t'u treguar. Kjo nuk është mënyra për  ta çmuar dhuntinë që Allahu i ka dhënë motrës muslimane, duke e martuar me një burrë të përshtatshëm.

     Si rrjedhim, nëse ju e ekspozoni atë që ndodh në martesën tuaj, sidomos në natën, javën, muajin dhe vitin e parë, ky lajm do të arrijë në veshët e shumë grave dhe burrave. Mendoni se a do të ishte kjo e pranueshme dhe ju natyrisht do të përgjigjeshit në mohore. Për këtë arsye duhet të jeni në dijeni për kamerat e televizionit që janë fokusuar në fytyrën tënde, kur ju jeni duke biseduar me të afërmet, shoqet, motrat etj., sepse çfarë do që thoni mund të bëhet 'program sentimental me seri' që tranmetohet në shumë shtëpi. Përmbaje gjuhën tënde!


Tregime nga të parët

Ataë bin Rebah thotë: “Ata të cilët ishin para jush e konsideronin bisedë të kot çdo gjë përveç asaj që Allahu ka zbruitur (Kuranin dhe sunetin), urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja dhe bisedimin për çështje prej të cilave varet jetesa në tokë. A thoni se nuk I keni me vete ata që ju shikojnë, Kiramen Katibin, (shkruesit e ndershëm të veprave, njëri në të djathtë dhe tjetri në të majtë, të cilët i shkruajnë veprat e tij ose të saj) asnjë fjalë nuk e shqiptoni e të mos ketë kujdestar të gatshëm për ta regjistruar atë?” A nuk do t’ju vijë turp nëse njërit nga ju I hapet regjistri I punëve që I bën gjatë ditës e të mos gjejë aty asnjë vepër për Botën Tjetër?”
                      Marrë nga libri: "Pengesat në rrugë”, Abdul Malik El-Kasim
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.