MЁNYRA E ABDESIT

 
I falėnderuari (El Hamid) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e mėrkurė. 29 qershor 2011

”O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun e Allahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.” (Fatir, 15).


 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: ”O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun e Allahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.” (Fatir, 15).

I falënderuari në Qenien e Vet, emrat, cilësitë, dhe veprat e Veta. Emrat e Tij janë më të mirët, cilësitë e Tij më të përsosura, veprat më të plota e më të mira. Veprat e Allahut sillen mes dhuntisë dhe drejtësisë.

I falënderuari është Allahu për shkak të shumë cilësive të Tij falënderuese. Allahu është i falënderuar në dy aspekte:

1. Të gjitha krijesat shqiptojnë falënderimin e Tij, çdo falënderim nga banorët e qiejve dhe të tokës, të parët e të fundit prej tyre, në këtë dhe në botën tjetër. Çdo falënderim që nuk është shqiptuar e që ka qenë i përcaktuar dhe obliguar në çdo kohë e moment. Pa dyshim se Allahu është meritor nga shumë aspekte, ndër to: Allahu është Ai që i ka krijuar, furnizuar, dhuruar me begati të dukshme e të padukshme të asaj e kësaj bote, ka larguar nga ata fatkeqësi dhe sprova, ngase çdo begati është prej Allahut, dhe vetëm Ai largon fatkeqësitë. Për këtë arsye Ai meriton ta falënderojmë në çdo kohë e moment.

2. Ai falënderohet për emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e larta e të përsosura. Të gjitha falënderimet dhe cilësitë fisnike e të bukura i takojnë Atij, çdo cilësi e përsosur. Çdo cilësi prej cilësive të Tij meriton falënderim të përsosur. Atij i takon falënderimi për Qenien e Tij, falënderim për cilësitë e Tij, për veprat e Tij, për krijim, për ligjet e Tij, kozmologjike dhe të sheriatit, dispozita të shpërblimit për këtë dhe botën tjetër. Për gjithë atë që meriton të falënderohet nuk është e kapshme për mendjet dhe nuk mund të bëjnë llogari lapsat.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.