MЁNYRA E ABDESIT

 
Njė gjumė i mirė nate PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Shejh Selman Aude   
e martė. 05 prill 2011

Duhet që mendimet e fundit të jenë mendimet pozitive.     







Kjo mund t’iu duket qesharake për t’i kushtuar një artikull gjumit.
Por,
mendoni për këtë. Një person shpenzon mesatarisht rreth tetë orë gjumë
nga 24-orë ditore. Kjo është një e treta e jetës së një personi.

All-llahu përshkruan gjumin si një bekim nga ana e Tij. Ai thotë në Kur'an:

“ Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim ”                     Sure Nebe’ : 9

“Dhe kur Ai ju kaploi me një kotje (gjumë) që ishte siguri për ju nga
ana e Tij,...”
                                                                                    
Sure Enfal: 11


“All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e
ditën të ndritëshme. All-llahu ëhtë dhurues ndaj njerëzve,
por shumica e njerëzve nuk  falënderojnë.”
                                                                                                          

Sure Gafir: 61

Gjumi nuk është i përshkruar vetëm si një bekim dhuruar njerëzve, por
edhe si një dëshmi për aftësinë krijuese të Allahut. Konsideroni ku All-llahu
thotë:
“Ai është që ju vë në gjumë natën dhe e di çka vepruat ditën, pastaj
ju ngjall-zgjon në të (ditën) për deri në afatin e caktuar (vdekje).
Pastaj do të ktheheni e do t'ju njohtojë me atë që keni pas vepruar.”       


Sure En’am: 60
 

“All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre
(i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e
nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen),
e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e
lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka
argumente për një popull që mendon.”                                                                          

Sure Zumer: 42
  

Gjumi
është krijim i Tij, dhe ajo ka mrekullitë e saj. Një person që bën
gjumë privohet nga vetëdija dhe arsyeja, vetëm për t’i çlodhur plotësisht
aftësitë racionale kur të zgjohet, të rifreskohet dhe të rivitalizohet
(rigjallërohet).

Personi që bën gjumë mund të shoh gjëra të çuditshme dhe të mahnitshme,
gjëra që një person i zgjuar ndoshta edhe kurrë nuk mund t’i shohë.
Aftësia
jonë për të ëndërruar është një mirësi tjetër e Allahut, dhe një shenjë tjetër
e madhështisë së Tij.
Ne mund të vlerësojmë rëndësinë e gjumit, nëse kemi parasysh se Allahu
udhëzoi të dërguarin e Tij (paqja qoftë mbi të) në lidhje me rregullat
(etikën) e të fjeturit, e tillë
si të qenit në një gjendje të pastër dhe
të shtrirë në anën e djathtë.

Po ashtu, një numër i lutjeve janë të përshkruara për gjumin. Pejgamberi
(paqja qoftë mbi të) ka udhëzuar Ali b. Ebu Talibi dhe Fatimen të thonë
"Subhan All-llah" 33 herë, "el-elhamdulilah" 33 herë, dhe "Allahu Ekber"
34 herë. Ai i tha atyre: "Kjo është më mirë se sa të kesh një shërbëtor."
[Sahih el-Buhari dhe Sahih Muslimi]

Gjenerata jonë është akuzuar disa herë se është "gjeneratë e gjumit".
Shumica prej nesh me siguri nuk kanë nevojë për të fjetur më shumë se
sa që ne tashmë e kemi bërë.
Megjithatë, duhet të respektojmë nevojën tonë për të fjetur duke
respektuar etikën dhe qasjen e gjumit që do të maksimizojë përfitimet
që do t’i marrim nga ai.
Kjo na ndihmon në menaxhimin e stresit dhe bën
që në orët e zgjimit të jemi më produktivë.

Është një gabim të humbasim rëndësinë e gjumit. Ne të gjithë kemi nevojë
për të, dhe të gjithë duhet të marrim kuotën (pjesën) tonë të përditshme
të gjumit.
Prandaj, është e gabuar që të trajtojmë temën e gjumit si jo
serioze dhe shpesh ndodh që e përbuzim leximin apo fjalimin në lidhje me
të, sikur të ishte diçka e tepërt.
Në mënyrë që të flemë më mirë, duhet së pari të pushojmë pak. Duhet
t’i lëmë presionet, shqetësimet, dhe brengat ditore. Kemi nevojë për t'i
dhënë fund ditës me një notë falje dhe me disa momente butësie dhe
ëmbëlsie me familjet tona. Duhet të përmendim Allahun dhe të heqim
nga zemrat tona të gjitha armiqësitë.
Nuk duhet ta vëmë kokën në
jastëk me mëri në zemrat tona dhe mendime të zemëruara.
Duhet që mendimet e fundit të jenë      
mendimet pozitive.
                                                                                                                


Islamtoday.net


Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU
15.02.2010 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.