MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrqėndrimi nė dashurinė ndaj Allahut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Shejh Selman el-Aude   
e martė. 22 mars 2011

Përkujtimi i Allahut sjellë qetësi dhe forcon zemrën tonë.  





Më shqetëson fakti se si njerëzit, posaqërisht të rinjët, preokupohen me gjëra aq të parëndësishmë, siç janë thashethënat, argumentet e pabaza,dhe gjërat e tjera të kota, në vend se të koncentrohen në gjëra të dobishme për jetën. Marrja me gjëra të pavlera i bënë ta harrojnë përmendjen e Zotit të tyre.

Besoj se mënyra për t’iu shmangur tendencace të tilla është që të koncentrohemi në Zotin tonë dhe dashurinë ndaj Tij.

Kjo mënyrë nuk është ilaçë vetëm për mendimet e këqija por është shërim për të gjitha problemet dhe brengat e kësaj bote. Përkujtimi i Allahut sjellë qetësi dhe forcon zemrën tonë. Ajo kultivon forcë dhe qëndrueshmëri, kontrollon durimin dhe zhduk dëshpërimin.

Është shumë lehtë të biesh në kontakt me Allahun.

Ai është i gatshëm për t’i dëgjuar brengat dhe hallet e çdonjërit gjithmonë. Allahu nuk ka vënë kushte paraprake që t’i drejtohemi Atij, e as nuk ka vendosur ndonjë procedurë për arritjen tek Ai.

Dyert e Tij janë gjithmonë të hapura, pavarësisht se a kryejm ndonjë adhurim apo bëjmë ndonjë gjynah, Ai gjithmonë është aty për të na pranuar pendimin. Ne kemi mundësi t’a kujtojmë Allahun sapo të zgjohemi nga gjumi, kur të na ndodh diçka e mirë, kur na largohet ndonjë fatkeqësi, kur gabojmë, etj.  

Nga experienca e jetës sime, kamë kuptuar se përkujtimi i Allahut është zbutje e çfarëdo vështirësie apo problemi, qoftë fizik apo psiqik. Me këtë dëshirojmë të ju themi se, momentin që dëshiron ta hedhësh hapin e parë për të gjetur zgjidhje nga dalja e çfarëdo krize, atëherë atë bëje me përmendjen e Zotit tënd. Nuk ka rëndësi se a je i ri apo i vjetër, i pasur apo i varfër, i fuqishëm apo i dobët, përmende Zotin tënd, ngase para Tij të gjithë jemi të barabartë.

Kushdo që mendon rreth emrave të bukur të Allahut, do të vije në një përfundim të mrekullueshëm.  Emrat me të cilat veçohet Allahu janë emra që tregojnë për Mëshirën e Tij, Dashurinë, Mirësinë, Urtësinë, Diturinë Gjithpërfshirëse, sidhe ato që flasin për Fuqinë dhe  Pushtetin e Tij.
Në kur’an nuk gjejmë emra të Allahut si: “Dënuesi”, “Hakmarrësi” ose “Keqbërësi”.                    Por, në Kur’an tregohet se Allahu ka “dënim të ashpër” e jo që Ai vet është Dënues i Ashpër.

Disa dijetarë, si Ibn Tejmije (Allahu qoftë i kënaqur me të) e ka theksuar këtë dallim të emrave të Allahut duke thënë se: Asnjë emër i Allahut nuk përmban diçka të keqe apo të shëmtuar në vete, edhe pse veprimet e Allahut në disa raste mund të duken si të këqija. Për shembull, Allahu thotë: “Njoftoi (o Muhamed) robërit e mi se vërtetë unë jamë Falës dhe Mëshirues dhe se Dënimi Im është i dhimbshëm”.  Hixhr (49-50), dhe ajeti tjetër: “Me të vërtetë Zoti yt ndërmerr shpejt dënimin,por Ai është edhe falës dhe mëshiron shumë”. (Araf 167)

Në lidhje me këtë, Ibn Kajimi thotë: “Përmes mëshirës së Zotit të botërave arrihen bekimet, shpëtimi, falja dhe mirësia”.

Prandaj këto kuptime të këtyre fjalëve i atribohen Zotit. Si çdo krijesë tjetër, edhe dënimi dhe pasojat e tij janë krijesa të Allahut.

Dr. Umer el Eshkar thotë se Ibn Kajimi ka thënë: ”Emrat nuk i janë përshkruar Zotit si rezultat i veprimeve të Tija, siç mund të themi për ashpërsinë e Tij në dënim, apo shpejtësinë në llogaritje (gjykim)”. Këto thënie janë gjithmonë përshkrime të situatave të caktuara dhe nuk kanë të bëjnë drejtëpërdrejt me Emrat e Allahut. Për këtë arsye, Allahu nuk është gjithmonë dënues, mirëpo në situata të caktuara dënon.

I pastër qoftë Allahu nga çdo e metë që të tjerët ia përshkruajn.


 


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.