MЁNYRA E ABDESIT

 
Njė do tė jetė nė Xhennet dhe njė grup nė zjarrin flakėrues PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 06 shkurt 2007

Ky është Fundi... dhe përgjigja për të në thënien e All-llahut: „Dhe se te Zoti yt është Fundi
(kthimi i çdo gjëje)“. (En-Nexhm: 42)
Kjo është Dita Madhështore, përkatësisht Dita e Ringjalljes, e cila është 50.000 vjet e gjatë. Vetëm Allahu e di çastin e saj. Por, para se të vijë kjo kohë, do të ketë shenja të mëdha të Ditës së Ringjalljes siç janë: Antikrishti (Dexh-xhali), ardhja e Profetit Isa, (Jezusi) i biri i Merjemes (paqja qoftë me ta) për ta prishur kryqin,shfaqja e Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve - ashtu si e thotë këtë All-llahu në Kuran - etj. Pas këtyre shenjave të mëdha dhe shkatërrimit të botës do të ngriten njerëzit nga varret e tyre. Pastaj All-llahu do ta tubojë gjithë njerëzimin nën nxehtësinë e diellit. Dielli në atë ditë do të jetë vetëm një milje larg nga kokat e krijesave. Njerëzit do të djersiten secili sipas veprave të tij... Në atë ditë do të ketë edhe tmerre tjera të mëdha. All-llahu do t’ua llogarisë robërve të vet çdo gjë, të vogël dhe të madhe përmes Peshores së Drejtësisë. Asgjë, qoftë edhe sa thërmia nuk do të lihet anash. Pastaj do të duhet ta kalojnë njerëzit urën përmbi Xhehennem. Urën që është më e hollë se fija e flokut dhe më e mprehtë se tehu i shpatës (Ura e Siratit). Ky, Sirati është një urë përmbi Xhehennem nga e cila fluturojnë copa zjarri që i godasin njerëzit varësisht nga veprat e tyre. Aty ose sheh një besimitar që shpëton nga ferri, ose sheh besimtarin që e kanë djegur copat e zjarrit, por megjithatë nuk ka rënë në zjarr, që ka kaluar në anën tjetër, në pjesën e sigurt dhe sheh edhe të tillë që bien në zjarrin e Xhehennemit... Në atë Ditë njerëzit do të ndahen në dy pjesë. Gjegjësisht, në dy grupe që nga ky moment do të jetojnë përgjithmonë: ...Një grup do të jetë në Xhennet, e një grup në zjarrin flakërues.
Kush ka besuar në All-llahun, në engjëjt e Tij, në librat e Tij, në të Dërguarit e Tij dhe në ithtarët e Tij që atëherë do të kalojë jetë të lumtur: „Për këta do të ketë dhuratë të njohur (në Kopshtet e Xhennetit), >42< fruta; dhe do të nderohen, >43< në kopshtet e lumturisë, >44< në frone të nderit përballë njëri-tjetrit. >45< Rrotull do t’u sillet kupa me pije të kulluar, >46< e bardhë, e shijshme për ata që e pinë. >47< Nuk ka në të as Gaul (plagë, dhimbje, shqetësime ose gjynahe) që të vijnë prej saj dhe as nuk do të helmohen a dehen prej saj. >48< Dhe me ta do të jenë gra të dëlira me sy të mëdhenj me bukuri e mrekulli që i ndalojnë shikimet e tyre (duke mos dëshiruar askënd veç bashkëshortëve të tyre). >49< (Të brishta, të pastra) si të ishin vezë (të fshehura) të ruajtura mirë.“ (Es-Saffat: 41-49)

“Rrobat e tyre do të jenë nga mëndafshi, stolitë e tyre nga ari dhe argjendi. Gjëja më e mirë që do ta bëjnë banorët e Xhennetit do të jetë shikimi në Fytyrën e All-llahut: „Disa fytyra atë Ditë do të jenë që shkëlqejnë, >23< duke parë Zotin e tyre.“ (El-Kijameh: 22-23)
“Grupi tjetër janë ata që ia kanë kthyer shpinën përkujtimit të All-llahut, që i shoqërojnë zota të rrejshëm Atij, që nuk i besonin pejgamberëve dhe të dërguarve të Tij dhe që i kalonin ndalesat e All-llahut. Këta janë banorët e mjerë të Xhehennemit, ku do të banojnë përgjithmonë. Ushqimi i tyre do të jetë nga zjarri dhe pija e tyre nga uji përvëlues. Shtretërit dhe mbulesat e tyre do të jenë nga Xhehennemi: „E atyre që nuk besuan, u qepën rroba prej zjarri e u hudhet uji i valë mbi kokat e tyre, >20< që me atë u shkrihet krejt çka në barqet e tyre e edhe lëkurat. >21< Për ata janë edhe kamxhikët e hekurtë.“ (El- Haxhxh: 19-21)
Por, ata që mohuan (Njëshmërinë e All-llahut, Islamin), për ta do të jetë zjarri i Xhehennemit. Ai nuk do të ketë forcë mbytëse mbi ta saqë të vdesin, as nuk do të lehtësohet mbi ta ndëshkimi i tij. Kësisoj Ne shpërblejmë çdo mosbesimtar! >37< Dhe atje ata do të bërtasin: "Zoti ynë na nxirrë të punojmë mirësi e drejtësi, jo (ato vepra të këqija) që punuam gjithnjë." (All-llahu do tu përgjigjet): "A nuk ju dhamë Ne jetë mjaft të gjatë, saqë kushdo që donte të merrte këshillim, mund ta merrte atë? Edhe këshilluesi ju erdhi. Shijoni pra, (të keqën e punëve tuaja)! Për Dhalimunët (mosbesimtarët dhe keqbërësit) nuk ka asnjë ndihmës." (El- Fatir: 36-37)
Dhe do të thërrasin: „O Malik (Ruajtësi i Xhehennemit)! Le të na japë fund Zoti yt.  Ai do tu thotë: Sigurisht që do të mbeteni përjetë.“ (Ez- Zukhruf: 77)   

„Dhe nëse kërkojnë ndihmë (lehtësim, ujë), atyre do tu ipet ujë si vaji që valon, i cili do tua përvëlojë fytyrat. Pije e tmerrshme për tu pirë dhe vend i poshtër për tu banuar!“ (El- Kehf: 29)

     Ky është fundi motra të nderuara. Prandaj, zgjidhe njërën nga këto dy rrugë, më pas do të vish në njërën nga dy shtëpitë. Unë ta përshkrova në këta rreshta çelësin e lumturisë. Njëshmëria e Zotit është drejtësia e Tij mbi robërit e Tij. Lexoje tërë këtë edhe një herë me vëmendje. Mati veprat tua me Kur’an dhe sunnet (mënyra e jetesës së Pejgamberit alejhi selam.): A i ke zbatuar dhe mbajtur detyrat dhe haket që ke ndaj All-llahut, të cilat t’i ka caktuar Ai? A e ke marrë Bazën e Fortë në të cilën nuk ka thyerje? Përkatësisht, la ilahe ilAll-llah (nuk meriton të adhurohet askush tjetër me të drejtë përveç All-llahut). Ajo është Fjala e Shpëtimit, mënyra më e favorshme e jetës së njerëzve. O All-llah, unë e komunikova lajmin, o All-llah dëshmo për këtë!
  

                                                                                              Almiqdaam.com
                                                                   Nga gjermanishtja: Jusuf Kastrati
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.