MЁNYRA E ABDESIT

 
Disa ide pėr prindėrit nė lidhje me fėmijėt e tyre PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Valbona Kelmendi   
e hėnė. 07 mars 2011
 “Pedagogët për fëmijë të vegjël e kanë kuptuar nevojën e komunikimit të afërt ndërmjet familjes dhe kopshtit apo shkollës së fëmijëve.”  

           


Pjesëmarrja e familjes n
ë edukimin e fëmijës mund të bëhet në forma dhe mënyra të ndryshme, bazuar në rëndësinë e madhe që ka ajo për këtë çështje.

Në këtë shkrim do t’i cekim disa arsye pse është shumë e rëndësishme familja për zhvillimin e shëndoshë të edukatës tek fëmijët sa janë ata të vegjël.


Familja ka vendin qendror në jetën e fëmijëve

Edhe pse ekziston një laramani e programeve ta themi ose metodologjive të ndryshme në lidhje me edukimin e fëmijëve, prapëseprapë familja është ajo e cila gjithmonë u ofron fëmijëve kujdes dhe edukatë dhe e cila vendos për të gjitha çështjet kyçe në jetën e tyre. Por edhe fëmija mbështetet në familjen e tij për shkak të mirëqenies fizike, emocionale dhe të zhvillimit, përderisa familja e ka këtë rol kryesor si dhe shkencëtarisht ajo quhet edukatorja e parë e fëmijës.


Fëmijët janë të mirë n
ëse familja është e mirë

Në vendet e zhvilluara shumë familjeve të cilat nuk e kanë koshiencën e zhvilluar sa duhet për t’i edukuar fëmijët e tyre, dhe të cilët i anashkalojnë fëmijët për arsye të paarsyeshme, ju ofrohet planprogram i posaçëm për edukimin e fëmijës së tyre, planprogram i cili përmban rregulla dhe definicione të ndryshme të cilat janë në formë ligji për ta edukuar fëmijën si duhet. Këtë planprogram ua ofron bashkësia lokale ku ata jetojnë.

Ndërsa ne në këtë rast kishim thënë se, edhe po që se ka nevojë për planprograme dhe ligje të tilla, nuk themi që nuk janë me vlerë, por themi se sikur familjet tona t’i përmbahen planprogramit dhe ligjit hyjnor të cilin planprogram e ka përpiluar Zoti i Lartësuar, s’do të mund të na e thoshte goja fjalën “fëmijë të këqij”, sepse askund në botë nuk ka fëmijë të këqij, po sjelljet edukative që i merr nga familja e bëjnë që të duket jo i mirë. Andaj vendit tonë më së shumti i përshtatet planprogrami hyjnor duke e kosnideruar edhe atë shkollor ose planprogramin e kopshtit ku fëmijët qëndrojnë me orë të caktuara.


Bashkëpunimi ndihmon potencialet zhvilluese te fëmijët

“Pedagogët për fëmijë të vegjël e kanë kuptuar nevojën e komunikimit të afërt ndërmjet familjes dhe kopshtit apo shkollës së fëmijëve.”

Është e qartë se bashkëpunimi ndërmjet familjes dhe programit qoftë shkollor apo atij të kopshtit mund të ndihmojë së paku në dy mënyra. E para është se me zhvillimin e komunikimit me familjet gjegjësisht prindërit në këtë rast, ai planprogram do t’u përshtatet më mirë nevojave familjare po edhe institucionale të cilat u cekën më lart.

E dyta është se kyçja e familjes në aktivitetet e shkollës apo kopshtit ku janë fëmijët, do ta forcojë përkrahjen e ndërsjellë të tyre për realizimin e caqeve të zhvillimit dhe edukimit të fëmijës të cilat i parasheh një familje e mirë dhe një familje e cila punon siç duhet me qenë brenda asaj të lejuarës njerëzore dhe asaj edukatives për fëmijët e tyre.

Me anë të bashkëpunimit, kënaqësia e familjes dhe e mësimdhënësve me punë dhe suksesi janë më të mëdha. 

Hulumtimet kanë treguar se bashkëpunimi i ndërsjellë mund të jetë stimulues i madh për të dy palët. Andaj kërkohet një bashkëpunim i tillë i familjës me mësimdhënësit në lidhje për fëmijët.

Për këtë, disa shkencëtarë mendojnë se mësimdhënësit më të lumtur dhe më të suksesshëm janë ata të cilët i trajtojnë prindërit e fëmijëve si partnerë dhe shokë gjatë realizimit të ecurisë edukative.

Madje këtë çështje të bashkëpunimit, shkencëtarët e shohin si diçka të nevojshme dhe domosdoshmëri për edukim të mirëfilltë për fëmijët, sepse që të dyja palët, edhe familja apo prindërit edhe mësimdhënësit, kanë ndikim të madh në zhvillimin e fëmijëve, edhe pse funksionojnë në kontekste të ndryshme.


Krijimi i mundësisë për komunikim të drejtpërdrejtë


Preferohet të shfrytëzohen aktivitete të ndryshme për të mundësuar njoftimin e palës prindërore dhe asaj institucionale që sa më shumë të ndërlidhen në mes vete si dhe shkëmbimi i informatave ndërmjet tyre të jetë sa më racional.

Të parashihen raste dhe kohë të mjaftueshme për biseda në mes vete, gjithmonë duke u mundësuar kohë të mjaftueshme për të shtruar pyetje nga ana e mësimdhënësve.


Vizita e kopshteve ose shkollave ku janë fëmijët

Çdo prind para se ta dërgojë fëmijën në atë institucion edukimi, së pari e viziton institucionin për ta vështruar gjendjen si nga ana e personelit edukativ dhe administrues të atij institucioni ashtu edhe në përgjithësi për t’u njoftuar me programin. Pastaj e dërgon fëmijën nëse i pëlqen rregulli dhe rendi shtëpiak i atij vendi. Por s’do të thotë si dhe s’ka mundësi që të gjitha kushtet dhe rregullat t’u pëlqejnë prindërve, sepse ka gjëra të cilat shumë prej prindërve nuk i dëshirojnë për fëmijët e tyre, dhe kjo  mosdëshirë evitohet me takime konsultative prind-administratë institucionale. Dhe me një marrëveshje dhe diskutim edukativ të ndërsjellë në mes dy palëve, arrihet çdo gjë.


Prezantimi në mbledhjet e orientimit

Mbledhjet apo takimet në mes prindërve të të gjithë fëmijëve dhe stafit edukativ të institucioneve gjithnjë janë dobiprurëse dhe duhet të jenë të mirëseardhura nga secila palë. Sepse në mesin e fëmijëve ndodhin shumë shpesh gjëra jo të mira dhe jo edukative. Edhe pse shumica e atyre problemeve vijnë si pasojë e edukatës familjare të fëmijëve të caktuar të cilëve iu mungon një edukim jo i drejtë.

Andaj, mbledhjet e orientuara iu mundësojnë edhe prindërve, edhe personelit edukues që t’i parashtrojnë në tryezë të gjitha pakënaqësitë që mund të ndodhin si nga ana e personelit, ashtu edhe nga ana e fëmijëve.


Vizita nëpër shtëpi

Pak më lart u cek se, në mesin e fëmijëve ka edhe fëmijë të paedukuar drejt, por ka edhe aso raste kur fëmijët edhe nuk i përfillin aspak rregullat e institucionit, dhe me këtë sjellje sjellin pasoja edhe tek fëmijët të cilët janë të edukuar drejt.

Për të mos pasur probleme në mesin e fëmijëve, preferohet që të kërkohet nga prindërit, që dikush në mënyrë ekipore nga institucioni të vizitojë familjen e atyre fëmijëve të cilët sjellin situatë të palakmueshme, kjo të bëhet  me qëllim që të këshillohet familja e atij fëmije problematik. E nëse nuk ka përmirësime, të bëhet një zgjidhje e mirë dhe e levërdishme për të dy palët.


Koha e sjelljes dhe marrjes së fëmijës

Në vendet tona ende nuk është bërë e gjithëligjshme që marrjen dhe sjelljen e fëmijëve ta bëjnë prindërit. Kjo aspak nuk është e mirë, sepse vet shoqërimi i fëmijës deri në objektin e shkollës (jo kopshteve në këtë rast), është një siguri shpirtërore dhe një ndjenjë e mirë tek fëmija. Por s’mundemi që ta anashkalojmë edhe mosprincipielitetin e shumë prindërve të cilët i kanë fëmijët në kopshte dhe nuk ia varin veshin shumë orarit për marrje dhe sjellje të fëmijëve të tyre. Ata sikur nuk e dinë që, ky moskujdes tek fëmijët krijon stres dhe sjellje jo të mirë, sepse ata e fitojnë këtë edukatë dhe nuk mësohen të jenë princip kurrnjëherë gjatë jetës së tyre. Madje ka shumë raste kur fëmijët fillojnë të qajnë nga frika se i kanë harruar prindërit në kopsht dhe kanë frikë se aty do të flejnë të vetmuar. Kjo gjendje e tillë e fëmijës i krijon një traumë e cila e bën që edhe kopshtin ta urrejë. 


 Thirrjet telefonike

Thirrjet telefonike në vendet e zhvilluara shërbejnë për nevoja specifike dhe është mirë që një herë në muaj të kontaktohet me institucionin ku është fëmija. Tek ne kjo veti thuajse nuk ekziston fare, ose mund të themi se ekziston vetëm kur kërkohet arsyetim nga prindi për mosprezantim në ndonjë takim të rëndësishëm. Kjo veti është jo e mirë, sepse si prind nuk jep imazh të mirë. Një veti e tillë mund të arsyetohet vetëm në raste specifike.


Mbledhjet  prindër – mësimdhënës

Edhe pse në rastet e shumta mbledhjet janë takime formale të cilat organizohen për të biseduar për zhvillimin e fëmijëve dhe për t’u mundësuar rasti që prindërit në mes veti si dhe me mësimdhënësit t’i ndajnë idetë dhe brengat. Ato mbledhje mund të shfrytëzohen edhe për planifikim të përbashkët të shumë projekteve të cilat janë dobiprurëse edhe nga ana e prindërve, edhe nga ana e fëmijëve po edhe nga ana e mësimdhënësve.

Në takime të tilla, mund të hartohet ndonjë planprogram shtesë të cilin mund ta realizojnë pa asnjë problem prindërit dhe mësimdhënësit.



Shfrytëzimi i formës së shkruar të komunikimit

Atëherë kur mangësia e kohës ose vështirësitë e paplanifikuara e pengojnë komunikimin e drejtpërdrejtë, ose telefoni nuk është në dispozicion, disa forma të komunikimit me shkrim mund të ndihmojnë që prindërit dhe mësimdhënësit të mbesin në kontakt. Në disa situata, kjo mund të jetë shumë e dobishme që për informata të shfrytëzohet forma e shkruar, për arsye që të gjithë të jenë të informuar në mënyrë shumë adekuate.

Duhet siguruar komunikimin i cili është i kuptueshëm për të gjithë pjesëmarrësit, si nga ana e mësimdhënësve po edhe nga familjarët.

Pasojnë disa forma të komunikimit me shkrim të cilat janë të dobishme po edhe shumë analitike nga ana e personelit mësimor, pa përjashtuar edhe shumë prindër vizionarë.

Broshurat – Mund t’ju ndihmojnë që të kenë një pasqyrë të saktë për programin shtesë që mund ta kërkojnë prindërit ose për evitimin e disa pikave nga planprogrami të cilat nuk i dëshirojnë ata. Në to mund të përshkruhet filozofia e programit si dhe të ipen disa informata të përgjithshme.

Doracakët – Përmbajnë informata të detajizuara lidhur me planprogramin. Familja mund të shpreh qasjet ose mosqasjet për fëmijët e tyre në disa pika gjatë tërë vitit.

Revistat – Mund të distribuohen një ose dy herë në muaj, me qëllim që të gjitha familjet që janë të interesuara për avansim të mëtutjeshëm të fëmijëve të tyre dhe të cilët duan që të informohen më detajisht për punën në institucionet ku i kanë fëmijët, të informohen gjithnjë me lajme të reja, se çfarë projekte realizohen brenda atij institucioni.

Porositë javore – porositë personale mund t’i kërkojë çdo familje, një herë në javë, në mënyrë që ajo të informohet për aktivitetet që i pëlqen fëmija i tyre më së shumti dhe për t’u pajisur me informata të tjera në lidhje me fëmijën.

Porositë joformale – Mund të kërkohen porosi të shkurtra në mënyrë që të informoheni për shkathtësitë dhe të arriturat e fëmijës suaj.

Shënimet individuale – Shënimet mund të shërbejnë për aktivitetet e përditshme të fëmijës, por më me rëndësi është që shënimet të këmbehen për informim për raste të veçanta si për shembull, puna e re, udhëtimet e ndryshme me fëmijë ose prania e mysafirëve.

Kutitë për sugjerime - nëpër institucione këto kuti u lihen prindërve që të lënë idetë dhe sugjerimet e tyre në formë të shkruar. Andaj këtë të mirë nuk duhet anashkaluar si diçka formale ose të pavlerë, por duhet shfrytëzuar si diçka të mirë dhe dobiprurëse në realizim të synimeve tona.

Raportet (kumtimet) – raportet në formë të shkruar janë formë formale për informim të familjarëve, këtë thuajse e bën çdo institucion. Edhe pse këto mund të jenë shumë të dobishme,  më i dobishëm dhe më i nevojshëm mund të jetë kujdesi që të mos zëvendësohen në kontakt personal.




Vazhdon edhe pjesa e dytë
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.