MЁNYRA E ABDESIT

 
Si tė lumturohet jeta e dy bashkėshortėve PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Unejs Murati   
e hėnė. 21 shkurt 2011

Formula e vetme që e bën jetën mes dy bashkëshortëve të lumtur është respektimi i urdhrave të Allahut, praktikimi i Sunnetit të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem...





Falënderimi i takon Allahut, që krijoi Ademin alejhis selam, njeriun e parë, ndërsa pas tij krijoi edhe Havën, gruan e tij, që ai të ketë mbështetje dhe nevojë për të.

Marrëdhënia miqësore mes bashkëshortëve është boshti i lumturisë. Miqësia e tyre pas martesës fillon me gjëra të qeta dhe mbresa pozitive, mirëpo me kalimin e kohës raporti mes tyre mund të humb kuptimin dhe këtu fillojnë edhe problemet, që janë gjëja më e rrezikshme mes dy bashkëshortëve sepse shkaktojnë sprova që shpeshherë rezultojnë me ndarje ose përfundime të detyrueshme jo të mira për ta.

Të dy bashkëshortët duhet t’i kushtojnë rëndësi njëri-tjetrit, t’i trajtojnë problemet mes tyre në formën më të mirë, të forcojnë lidhjen dhe dashurinë mes tyre. Por si mund të ruhet dhe forcohet lidhja e tyre martesore?

Burri dhe gruaja duhet të kenë kujdes për llogarinë dhe obligimet ndaj njëri-tjetrit, kurse problemet e tyre t’i kurojnë nga fillimi e jo në fundin e tyre.

Dihet se marrëdhëniet mes tyre janë të lidhura me dashuri, qetësi dhe prehje, nuk janë raporte zyrtare. Pra, emocionet dhe dashuria janë lidhja që e forcon më shumë dhe e bën më të afërt raportin mes tyre.

Të dy bashkëshortët duhet t’i ruajnë emocionet, dashurinë dhe respektin reciprok mes tyre që nga dita e parë e martesës. Nuk lejohet që tek ata duhet të mbizotërojë zakoni i turpit dhe të ndalojë fjalorin e dashurisë dhe miqësisë që kërkohet mes tyre, i cili ua bën jetën të lumtur.

Disa gra i japin rëndësi të madhe zbukurimit kur dalin nga shtëpia apo kur takohen me motrat e tyre, por nuk i kushtojnë shumë rëndësi zbukurimit para burrit të tyre, ndërkohë që kur Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem është pyetur se cila grua është më e mira, ka thënë: ”Ajo që kënaqet syri i burrit të saj kur e shikon atë.” (Ebu Davudi, Ibën Maxheh.)

Thirrja është e dyanshme, si për gruan edhe për burrin,  që t’i kryejnë obligimet që kanë ndaj njëri-tjetrit dhe pa dyshim se qëllimi kryesor i tyre është që me veprimet e tyre ta kënaqin Allahun e Madhëruar, në mënyrë që të arrihet lumturia mes tyre në dunja dhe shpresojmë xhennetin në ahiret.

Mes tyre duhet të ketë nxitje për faljen e namazeve, për agjërim dhe haxh, këshillim për ndihmë ndaj të varfërve.

Asnjëri prej tyre të mos përqeshë apo të tallet me fizionominë e tjetrit, pasi kjo shkakton mosrespektim të plotë dhe mes tyre ndizet urrejtja dhe pastaj fillojnë grindjet dhe problemet, që fatkeqësisht përfundojnë me ndarje.

Çdonjëri prej tyre ta shikojë tjetrin si superior për të, sepse kjo sjell forcimin e besimit te tjetri dhe shpëtim e lumturi për të dy.

Nuk arrihet lumturia kur ofendohet njëri prej tyre, qoftë në fizionomi apo mendime dhe bindje.

Ata duhet të krijojnë raporte të mira mes tyre, saqë çdonjëri prej tyre të ndiejë mangësi në shpirt gjatë mungesës së tij apo saj.

Ajo që e bën lidhjen e tyre më të ngrohtë janë fjalët e mira dhe respektuese që nga mëngjesi i freskët deri në mbrëmje.

Pa dyshim se xhelozia do të jetë e pranishme në mesin e tyre, ngase me xhelozi shtohet dashuria, mirëpo duhet të kenë kujdes që të mos jetë e tepruar dhe të ndikojë negativisht tek ta, duke shkaktuar pastaj dyshime, gënjeshtra dhe fund të keq.

Feja e pastër islame nuk e ndalon respektin ndaj gruas, përkundrazi, i jep asaj meritën që i takon. Në anën tjetër, nuk e bën gruan të jetë prijëse në shtëpi dhe secilit ia jep meritat e veta.

Formula e vetme që e bën jetën mes dy bashkëshortëve të lumtur është respektimi i urdhrave të Allahut, praktikimi i Sunnetit të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, respektimi dhe kryerja e obligimeve ndaj njëri-tjetrit si dhe dashuria për hir të Allahut të Madhëruar.

Obligimet e burrit ndaj gruas dhe anasjelltas do t’i paraqesim në vijim, në mënyrë që secili prej tyre t’i njohë ato dhe jeta e tyre të jetë e lumtur.





Dëlirje & Edukim nr:21/44 

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.