MЁNYRA E ABDESIT

 
Bėji veprat tua tė zakonshme shumėfish tė shpėrblyera PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Sheikh Umar al-Mukbil   
e shtunė. 19 shkurt 2011







Kur marrim pjesë në ndonjë aktivitet, sado i parëndësishëm të jetë, për kryerjen e saj kemi një qëllim që na shtyen ta bëjmë atë. Gjërat që bëhen pa ndonjë qëllim janë vetëm ato që ndodhin pa vetëdijen tonë apo aksidentalisht, përndryshe çkado që veprojmë bëhet për një qëllim.

Megjithatë, shpesh na ndodh që të jemi të pavëmendshëm në qëllimet tona.

Prandaj edhe Muhamedi alejhi selam ka thënë në një hadith se: “Veprat shpërblehen sipas njetit-qëllimit dhe njeriu do të marr shpërblimin nga ajo që kishte qëllim”.

Kjo nuk do të thotë të zbatohen vetëm tek forma e adhurimit mirëpo, duhet të aplikohet edhe në punët që i bëjmë për të tjerët, psh. ndihmën dhe pasurinë që ia ofrojmë dikujt, mirësinë që shfaqim me të tjerët, etj. Mirësia është vepër e çmuar dhe e shumëshpërblyer tek Allahut. Veprat tona kanë shpërblim edhe më të madh kur për qëllim kemi të fitojmë kënaqësinë e Zotit tonë.
Allahu në Kur’an thotë: “Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç bisedës kur këshillohen për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut, ne do t’i japim në botën tjetër shpërblim të madh.” (En-Nisa 114)

Pjesa e parë e këtij ajeti qartë na tregon se bised e dobishme është ajo në të cilën kujtohen njerëzit për lëmoshë, për të bërë ndonjë vepër të mirë ose për të pajtuar njerëzit mës vete. Megjithatë, që njeriu të fitoi shpërblim edhe më të madh se kaq, duhet që qëllimin e tij ta ket për të fituar kënaqësinë e Allahut. Qëllimi jonë ndikon gjithashtu edhe në rezultatin e përfundimit të veprave tona në këtë botë. I dërguari i Allahu në një hadith thotë: “Kushdo që merr hua ndokujt disa të holla me qëllim që t’ia kthej, Allahu do t’ia shlyej borxhin në vend të tij, dhe kushto që ka për qëllim ti marr hua dikujt para dhe ato t’i keqpërdor e ti mos i kthej, Allahu do të bën që ai të keqpërdoret”. (Sahi el-Buhari)

Deri tani folëm rreth veprave të përditshme që sjellin mirësi mes teje dhe të tjerëve.
Psh. Ne duhet të luftojmë e të punojmë për të mbijetuar. Në qoftë se këtë e bëjmë duke mos i thyer normat ligjore dhe duke pasur frikë në Allahun, ne do të kemi sukses dhe bereqet në vepër. Sidoqftë, nëse qëllimi jonë është për të siguruar jetesën në këtë botë, për të punuar punë të ndryshme duke pasur për qëllim kryerjen sa më të mirë të obligimeve ndaj Allahut, atëherë veprat tona të përditshme shëndrohen në adhurim ndaj Allahut.

Me fjalë të tjera, puna jonë, ushqimi e pirja e gjithashtu edhe gjumi dhe pushimi, si rezultat i qëllmit tonë, shëndrohen në adhurim ndaj Allahut.

Në këtë mënyrë veprat tona do të jenë dyfish të bekuara:

1.ato do të na kthehen në këtë botë

2.ato do të kenë peshën e shpërblimit në botën tjetër.

Në qoftë se përmes veprave tona të ligjshme (të lejuara) harrojmë të bëjmë këtë lloj njeti kaq të rëndësishëm, vepra do të llogaritet si e mirë por humbet shpërblimi i shumëfisht të cilin e sjellë mu kjo e njejta vepër.


Përkthu nga anglishtja: Toska Belegu
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.