Shkruar nga Albana
|
e diel. 19 dhjetor 2010 |
Nevojiten: 6 ve, 10 lugë sheqer, 30 lugë qumësht, 24 lugë miell, 4 lugë kakao, 2 peciva, arra të imtësuara.
Përgatitja: Të gjithë materialin e bëjmë bashkë e përziejmë mirë me mikser e derdhim në tepsi të lyer me vaj, pjeket në temperaturë mesatare. Pasi të ftohet e prejmë në katrora dhe i a qesim sherbetin jo shumë të nxehtë. Sipri e dekorojmë me kokos.
Sherbeti: 500 ml. qumësht, 8 lugë sheqer, 1 vanillë sheqer. E ziejmë mbi zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet përmbi si shkumë (sherbeti zihet derisa të piqet tortja).
|