MЁNYRA E ABDESIT

 
ROLLATĖ PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albana   
e diel. 19 dhjetor 2010

 Nevojiten:
15 lugë sheqer,
5 vezë,
8 lugë miell,
arra të bluara,
3 pudinga vanilleje,
500 gr.sheqer pluhur,
1 pecivë,
1 margarinë,
5 lugë ujë të ngrohtë,
1 sheqer vanileje,
1 litër qumësht,
portokall,
kivi,
1 shllag pluhur,
zhelebombone.


Mënyra e përgatitjes: 5 vezë me 13 lugë sheqer i përziejmë me mikser shtojmë 5 lugë miell, 5 lugë ujë të ngrohtë 1 lugë kakao, 3 lugë arra të bluara. Masën e përgatitur e hedhim në tepsi të lyer me vaj dhe të pluhrosur me miell. Piqet në temperaturë mesatare në tepsi katrore.


Kremi: Marrim margarinën me sheqer pluhur e shtypim me mikser me 3 lugë sheqer dhe 3 lugë miell, ziejmë 3 pudingat e vanilles me 2\3 e qumshtit e bashkojmë me margarinën. Marrim një salvetë e lagim dhe mbi të e vendosim petën e pjekur të cilën e mbulojmë me salvetë të lagur.
Marrim një pjesë të kremit të përgatitur dhe me të e lyejmë tërë sipërfaqen e tortës,të cilës sipri i qesim zhele bombone dhe arra të bluara.Tërë këtë e mbështjellim si rollatë.Rollatën e vendosim mbi pjatë të rrafshtë e lyejmë me kremin e mbetur.Marrim një shllag pluhur e përgatisim dhe me të e lyejmë përsëri rollatën,ndërsa një pjesë të shllagut e fusim në shiring e dekorojmë rollatën me të dhe me copa zhele bomboneje.Rollatën e përgatitur e fusim në frigorifer për 15 min.
Servimi;Marrim një pjesë të rollatës e vendosim në enën për shërbim, një portokall e prejmë në formë
i heqim disa pjesë anash i japim formën e (lules)e vendosim në skajet e rollatës ndërsa me copa të kivit e rrethojmë pjesën e rollatës.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.