MЁNYRA E ABDESIT

 
Kurrsesi mos i gėnjeni fėmijėt PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 29 nėntor 2010

"Fëmijët tanë gënjejnë, sepse jemi në prindërit e tyre që ua mësojmë".





"Fëmijët tanë gënjejnë, sepse jemi në prindërit e tyre që ua mësojmë".

Gënjeshtrat e vogla “të pafajshme” që thuhen nga nëna dhe babai në prani të të vegjëlve, krijojnë një model sjelljeje të ngjashëm dhe imitues nga fëmijët.
"Gënjeshtra është një nga faktorët kryesorë që ndikon në zhvillimin e fëmijës. Para se një fëmijë të thotë gënjeshtrën duhet të dijë të vërtetën, të mendojë me zgjuarsi një realitet alternativ, për t‘ia "shitur" më pas atë me bindje një të rrituri",

Nëse çdo moshë ka gënjeshtrat e saj, arsyet që i shtyjnë fëmijët të tregojnë gënjeshtra ndryshojnë. Për shembull në moshën 4-vjeçare një nga arsyet që fëmijët gënjejnë është frika se mos ndëshkohen. Kur mbushin 6 është dëshira për të hyrë në shoqëri, ndërsa kur arrijnë të 11-18-at është periudha ku çdo fëmijë kërkon të ketë një identitet të vetin, të fshehtë ose të pavarur nga prindërit.

Kjo është pasi sjellja e të rriturve nuk ka ndryshuar aspak karshi të vegjëlve, madje është përkeqësuar. "Kanë mësuar të imitojnë nënën dhe babanë”. Është vënë re që ato imitonin prindërit kur refuzonin ftesën e një fqinji apo të afërmi, duke i gënjyer se ishin të sëmurë. Prindërit duhet t‘i mësojnë fëmijët e tyre të sillen me edukatë, jo në mënyrë hipokrite, pasi vlera të tilla ndikojnë negativisht në formimin e një personaliteti".

"Fëmijët rriten me një nocion të dykuptimtë të ndershmërisë si diçka të rrezikshme që krijon vetëm konflikte dhe kështu gënjeshtrat janë një mënyrë e preferuar për të mbajtur harmoninë familjare dhe shoqërore”

A nuk është kjo e dhembshme dhe për të ardhur keq, që këta njerëz, të cilët duhet të jenë një model sjelljeje për fëmijët e tyre, gënjejnë vazhdimisht dhe e bëjnë mjedisin e familjes të pashëndetshëm dhe të ndotur, duke i penguar fëmijët nga nuhatja e "aromës së besimit" dhe pastërtisë dhe nga efektet e çmueshme të tyre midis të cilave, “ndershmëria dhe vërtetësia” janë disa nga më të rëndësishmet?!

Gënjeshra sipas Islamit konsiderohet njëra prej veprave më të këqija. Për këtë është obligimi i të gjithë edukatorëve që të kenë kujdes të vecantë ndaj këtij fenomeni dhe ta japin mundin e tyre për ta crrënjosur gënjeshtrën nga fëmijet, që t’ua bëjnë atyre të neveritshme, t’i largojnë nga ndikimi i rrenës dhe i hipokrizisë.

Mjafton si dënim për rrenësin, ngase i tilli shkruhet tek Allahu si gënjështar.
Pejgamberi sal-allahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “…Ruajuni prej rrenës, ngase rrena të shpie kah e keqja, e vepra keqe të shpitje në zjarr. Vazhdimishi robi rren dhe nuk ndalet nga gënjeshtra, përderisa ai shkruhet tek Allahu si rrenacak i madh” (Buhariu dhe Muslimi)

Edukuesit duhet t’i largojnë fëmijët nga ky fenomen i shëmtuar, t’i pengojnë nga rrena, t’ua tërheqin vërejtjen për pasojat, dëmin dhe rrëzikun që sjell ajo.

Dihet se edukatorët për t’i ofruar edukatë të mirë fëmijës mbështeten në faktin se është e domosdoshme që të sillen mirë para tyre. Andaj edukatori është përgjegjës nëse e gënjen fëmijën me qëllim që ai të qetësohet e të mos qajë, ose për të nxitur që ta bëjë një punë të mirë. Nëse ndosh që edukatorët të veprojnë kështu, atëherë këtë fenomin ua bëjnë të zakonshëm fëmijëve dhe u japin edukatë të keqe, traditë të kundërt me moralin, pra po u ofrojnë fenomenin më të urryer – gënjeshtrën. Pos kësaj edukatorët e humbin besimin, respektin dhe mundësinë e ndikimit te fëmijët.

Për këtë shembullin më të mirë e gjejmë te fakti se si ua ka tërhequr vërejtjen edukuesi i parë Muhamedi alejhi selam atyre që janë edukatorë, duke i porositur që kurrsesi të mos i gënjejnë fëmijët, edhe nëse kanë për qëllim argëtimin, dhënien kurajë fëmijës ose mahinë. Kjo duhet të bëhet që të mos shënohet edukatori tek Allahu si gënjështar. Transmetojnë Ebu Davudi dhe Bejhakiu nga Abdullah ibn Amiri radijall-llahu anhu se ka thënë: Më thirri nëna ime nje ditë, teksa i Dërguari alejhi selam ishte ulur në shtëpinë tonë. Nëna më tha: Eja këtu të të jap këtë, ndërsa i Dërguari alejhi selam i tha asaj: “Cfarë dëshiron t’i japësh? Ajo u përgjigj: Desha t’i jepja një hurmë. I Dërguari alejhi selam i tha: “Po të mos i jepje asgjë, do të shkruheshe në grupin e gënjeshtrave.


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.