MЁNYRA E ABDESIT

 
Kujt i takon e drejta mė e madhe e respektit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e diel. 31 tetor 2010
 Tërë këtë që e ke bërë për të, nuk vlen as sa një frymëmarrje e saj në momentin e lindjes sate







Një ditë, teksa haxhinjtë po bënin tavaf në Qabe, ndër diellin e nxehtë të Mekës, duke u shtyrë në kallabëllakun e madh e duke e lutur All-llahun e Madhërishëm që t’u jepte nga të mirat dhe dhuntitë e Tij të panumërta, ndër ta mund të vërehej një njeri nga Jemeni, i cili në shpinë e mbante nënën e tij të moshuar. Po lahej në djersë dhe ecte me hapa të vështirë. E mbante në shpinë nënën e tij, sepse ajo ishte e palëvizshme, besonte se detyra e tij ishte që sadopak të mundohej ta kompensonte për tërë atë që ajo e kishte bërë për të. Ajo para një kohe të largët e ka mbajtur në barkun e saj, pastaj si foshnjë në duart e saj. Shumë net ka kaluar e zgjuar vetëm për shkak të tij, me ditë ka qenë e uritur, i ka jep të pijë ujë derisa ajo ka qenë e etur dhe besonte se do ta kompensonte tërë këtë me mbajtjen në shpinë në tavaf të nënës së tij. Në momentin kur po ndodhte kjo,tek Mekami-Ibrahim po qëndronte Abdullah ibën Omeri (radijall-llahu anhu) sabiu i njohur dhe autoritar. Ky njeri iu afrua dhe e pyeti: “Esselamu alejkum o biri i Omerit! Unë jam i biri, ndërsa kjo grua të cilën po e mbaj në shpinë, është nëna ime. A llogaritet se i kam kompensuar me këtë veprim?”
Ibën Omeri (radijall-llahu anhu)iu përgjigj “Jo, pasha Atë në Dorën e të Cilit është jeta ime, nuk ia ke kompensuar as sa një frymëmarrje të saj. Tërë këtë që e ke bërë për të, nuk vlen as sa një frymëmarrje e saj në momentin e lindjes sate.”

“... Nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin...” (31: 14)

Njëherë dikush e pyeti Muhammedin (paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të), se kujt duhej tia kushtonte më së shumti përkushtimin e tij. Ai iu përgjigj: "Nënës tënde." "Po pastaj?" "Nënës tënde" Sërish e pyetën: "Po pastaj" "Nënës tënde" u përgjigj. Dhe kur e pyetën për të katërtën herë, u përgjigj "Babait".
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.