MЁNYRA E ABDESIT

 
Kujdesi pėr dhėmbėt e qumėshtit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e diel. 03 tetor 2010
 Si dhëmbet e qumështit ashtu edhe dhëmbet e përhershëm kanë rëndësi shumë të madhe për shëndetin e fëmijes. Dhëmbet kanë veprimin e tyre kryesor për përtypjen dhe përpunimin e mirë të ushqimeve. Veprimtaria e përtypjes fillon nga muajt e fundit të vitit të parë dhe vazhdon për gjithë jetën. Crregullimet, dëmtimet dhe sëmundjet e dhëmbëve pengojnë përpunimin e tretjen e mirë e të plotë të ushqimeve dhe kështu bëhen shkak për dëmtime të aparatit tretës dhe të gjithë organizmit. Crregullimet e dhëmbëve mund të pengojnë të folurit qartë. Ato mund t'i japin fytyrës pamje jo te hijshme. Ekziston një pikëpamje se dhëmbët e qumështit kanë një rol jo aq të rëndësishëm duke pas parasysh se ata do të zëvendësohen. Një faktor tjetër sipas studimeve është se në zonat rurale, humbjae dhëmbit të qumështit vlerësohet si pjesë e “pjekurisë” apo rritjes së fëmijës dhe për këtëarsye nuk vlerësohet si humbje.Fatkeqësisht studime të tilla mungojnë këtu në Kosovë, por disa studimeve të epidemiologjisë që tregojnë se prevalenca e kariesit tek fëmijët është afër 95%, dëshmojnë përkujdesjen dhe edukimin e dobët tek pacientet.

Pse duhet të rregullohen dhëmbët e qumështit?
Ka disa arsye pse dhëmbët e qumështit duhet të rregullohen, dhe këto janë:

Që fëmija të mos ketë dhimbje të dhëmbit dhe infeksion si komplikim nga kariesi i thellë;

Fëmija duhet të jetë në gjendje për t’u ushqyer dhe të përtypë ushqimin pa ndonjë dhimbje apo pengesë si pasojë e kariesit;

Fëmija me karies të thellë do të ketë vështirësi t’i pastron dhëmbët pa dhimbje;

Në karies të thellë gjenden shumë baktere;

Dhëmballët e qumështit kanë një rol të rëndësishëm pasi që ata ruajnë vendin për dhëmballët e përjetshëm, dhe në qoftë se këto largohen para kohës për shkak të kariesit të thellë, kjo do të ndikojë direkt në estetikën dhe në renditjen e vargut të dhëmbëve;

Kariesi i thellë ndikon edhe në pamjen fizike dhe indirekt mund të jetë pasojë e mos vetëbesimit tek fëmija;

Kariesi i thellë ndikon seriozisht në sëmundjet siç janë: diabeti, artriti kronik dhe leukemia.

Fëmijët me këtë diagnozë duhet të kenë një shëndet të mirë oral dhe gjithnjë nën mbikëqyrje nga personeli i stomatologjisë.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.