MЁNYRA E ABDESIT

 
Falja e mėkateve PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta Shaqiri   
e hėnė. 27 shtator 2010
Allahu [Xhele Shanuhu] thotë:
"Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.

" Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet."

[Llukman, 14]

“Dhe, bëhu i durueshëm, me ata, që i luten Zotit të vët, në mëngjjes dhe mbrëmje, duke kërkuar kënaqësinë e Tij”

Imam Buhariu në librin “Edeb el’Mufred” e ka sjellur një hadith me zinxhir të saktë se një njeri shkoi tek Ibn Abasi, radijallahu anhu, dhe i tha: “O dalji i axhës  së Pejgamberit, unë kërkova dorën e një vajze, mirëpoa jo refuzoi të martohej me mua. Pastaj ia kërkoi dorën  një tjetër dhe pranoi. Më kapi xhelozia dhe e vrava atë (vajzën).  A ka pendim për mua?” Tha Ibën Abbasi: “A e ke nënën të gjallë?” Tha : “Jo”
I tha Ibn Abbasi: “Pendohu tek Zoti dhe kërko më shumë falje dhe afrohu tek Zoti  me cdo punë të mirë që ke mundësi”.  Dhe shkoi burri…
Pasi doli Ibn Abbasi, e përoclli atë “Ata ibn Jesar (njëra nga studentët e tij) dhe i tha: “O djali i axhës  së Pejgarebmit, pse e pyete se a e ke nënën gjallë?” Tha (ibn Abbasi): “Për Zotin, nuk di punë të mirë, më të afër tek Zoti sesa mirësia ndaj nënës”

Sa shumë ka punë të lehta që njerëzit i neglizhojnë duke ditur se  se janë të mangët dhe se kanë mëkate të ndryshme.

Transmeton Muslimi nga Esma, e bija e Ebu Bekrit, se ka thënë:
"Ka ardhur tek unë nëna ime e cila në atë kohë ishte mushrike (idhujtare), dhe e pyeta Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) duke i thënë: 'O i Dërguar i Allahut, më ka ardhur nëna e cila e urren gjendjen time në të cilën jam (Islamin e saj), pra a ta vizitoj nënën time?' Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Po vizitoje nënën tënde."
[Muslimi dhe Buhariu]

Gjithashtu respektimi i prindërve konsiderohet Xhihad. Transmeton Abdullah ibn Amri (RadijAllahu Anhu) ka thënë:
"Ka ardhë një person tek i Dërguari i Allahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe ka kërkuar leje nga Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) që të merr pjesë në Xhihad. Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) e pyeti: 'A i ke të gjallë prindërit?' Ai iu përgjigj: 'Po.' Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: 'Xhihadi yt është tek ta.'"
[Buhariu dhe Muslimi)

Në disa hadithe Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i ka dhënë përparësi respektimit të prindërve ndaj Xhihadit. Transmetohet se Abdullah ibn Mesudi (RadijAllahu Anhu) ka thënë:
"E kam pyetur Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) se cila vepër është më e mira? Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) u përgjigj: 'Falja e Namazit në kohën e vet.' I thash: 'Pastaj cila?' Tha: 'Respektimi i prindërve.' I thash: 'Pastaj cila?' Tha: 'Xhihadi në rrugën e Allahut.'"
[Buhariu dhe Muslimi]

Respektimi i prindërve është edhe shkak për largimin e ndonjë fatkeqësie Argument për këtë është ngjarja e tre personave që kanë hyrë në shpellë dhe një gurë i madh ka rënë dhe ua ka mbyllur daljen. Në këtë gjendje, secili prej tyre e ka lutur Allahun [Xhele Shanuhu] me ndonjë punë që e ka bërë për hirë të Tij, dhe njëri prej tyre e ka lutur Allahun [Xhele Shanuhu] me respektimin e prindërve, duke thënë:
"O Allah nëse këtë vepër e kam bërë për hirë Tëndin largona neve këtë shkëmb që të mund të dalim". Dhe Allahu [Xhele Shanuhu] ja u largoi shkëmbin dhe dulën prej shpelle.[Buhariu dhe Muslimi]


 Mosrespektimi i prindërve është nga mëkatet më të mëdha. Transmeton Ebi Bekre (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:
"A dëshironi t'ju tregoj për mëkatet më të mëdha?" Këtë e përsëriti tri herë. Ne i thamë: "Po, o i Dërguar i Allahut." Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: "Me i bë shirk (shok) Allahut dhe mosrespektimi i prindërve…"
[Buhariu dhe Muslimi]
Pasi që e kuptove rëndësinë e respektimit të prindërve, dhe dënimin e atij që nuk i respekton prindërit, shpejto dhe respektoji ata, ndëgjoji ata (përveq nëse të urdhërojnë në mëkate), mos i thuaj atyre as UFFF, lute Allahun që t'i mëshirojë ata. Allahu [Xhele Shanuhu] thotë:
"Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: 'Zoti im! Mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël'."
[El Isra, 24]
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.