MЁNYRA E ABDESIT

 
NDREQE ANIJEN! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 13 shtator 2010


“Po në çka të hipi?”

  





Rruga per tek Allahu përshkohet me zemër e jo me këmbë, dhe kur unë të drejtohem: “Eja hip me ne!”, e di se do të më pyesësh: “Po në çka të hipi?”
Çdonjëri duhet të ketë një mjet udhëtimi –anije, e anija jote është zemra andaj ndreqe atë!  

1. Mos lë vrimë pa mbyllur dhe as prishje pa rregulluar


Gabimet çdoherë merri para sysh, që t’i shikosh gjithnjë. Prej gabimeve është se ti largohesh nga puna menjëherë. Shumë shpejt të bëhet monoton dhe vështirë se e mbaron një punë të vetme. Mëdyshje, harrim gabimesh, ndikim i shpejtë, kthim i vonuar, nën pushtetin e epsheve...Kështu je, dhe kështu janë pothuajse shumica. Ndaj, ndreqe zemrën! E me shumë thjeshtësi, ndreqja e zemrës është:
 
واتبع السيِّئة الحسنة تمحُها

Dhe të keqen pasoje me të mirë ngase e shlyen atë!
” Tirmidhiu.  


2. Mos anashkalo asgjë


Mos anashkalo dhe mos merr për të vogël asgjë, ngase mund të fundoset anija shkaku i një vrime të vogël. Kështu, anijen rregulloje dhe mos lësho as defektin më të vogël pa e ndrequr. 
 


3. Mos harro pajisjet


Merr me vete të gjitha pajisjet dhe gjërat e nevojshme për udhëtim: sinqeritetin e kërkimit mbrojtje tek Allahu, vullnetin e madh, sinqeritetin në kërkim, e Allahu të mjafton!
  


4. Lehtësoje barrën ngase pengesat janë të shumta


Kërko falje mëkatesh dhe pendohu në vazhdimësi. Po kështu lutu dhe përulu gjithnjë tek dhe para Allahut. Mos le hak njeriu pa kthyer.
Me një fjalë:

فَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ

Ti përqëndrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar...
” Hud, 112.

Lehtësoje barren e anijes! Pakeosji mekatet tua!

 
وَهُمْ يَحْمِلُونَ أَوْزَارَهُمْ عَلَى ظُهُورِهِمْ أَلاَ سَاء مَا يَزِرُونَ

 
...e duke i bartur gabimet e veta në shpinë, dhe, e shëmtuar është ajo që bartin.” el-En’amë, 31.  


Autor: Muhammed Husejn JA’KUB


Përshtati: Sedat ISLAMI    
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.