MЁNYRA E ABDESIT

 
Kush duhet tė paguajė ‘vitrat’ pėr mua? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 07 shtator 2010

Pyetje:

Esselamu alejkum!

Kam një pyetje rreth ‘vitrave’.  Unë jam një vajzë 20 vjeçare, por qe një vit jam e martuar. Jetoj me burrin. Burri punon ndërsa unë jo. Nuk jemi të ndarë, jetojmë në bashkësi, megjithëse vjehrritë janë në Kosovë.
A DUHEN VJEHRRITË TË PAGUAJNË  ‘VITRAT’ PËR MUA, se deri vjet ka paguar për mua babi im? Tani meqë jam e martuar, kush duhet të paguajë për mua?

Ju lutem të më ndihmoni! Kam kërkuar në internet por nuk munda të gjej asgjë rreth kësaj, shpresoj se ju do të më jipni një përgjigje sa më shpejt.

Ju falënderoj shumë.

Selam alejkum!


Pëgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah! 

Për ju obligohet të paguajë fitrin e ramazanit burri i juaj. Nëse jeni në bashkësi me vjehrrinë dhe vjehrri e mban kuletën e shtëpisë, atëherë duhet ta paguajë vjehrri për ju fitrin. Mirëpo pasi që jeni e martuar, në asnjë situatë nuk obligohet babai i juaj që të paguajë fitrin për ju, por obligohet të paguajë ai që kujdeset financiarisht për jetën tuaj. 

Allahu e di më së miri! 


                                                                           
                                                    Muhamed Dërmaku

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.