MЁNYRA E ABDESIT

 
Na ndihmo, o Allah! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Arta   
e hėnė. 06 shtator 2010


O Allah, më ndihmo në atë ditë,
Kur toka fillon të çahet.
O Allah, na ndihmo në atë ditë,
Kur të vij ushtima (krisma e kiametit).
O Allah, na ndihmo në atë ditë,
kur të gjithë do ikim nga njëri-tjetri.
O Allah, na ndihmo në atë ditë,
kur nëna do braktis fëmijën e vet.
O Allah, na ndihmo në atë ditë,
kur çdo njeri është i preokupuar me çështjen e vet,
e nuk i bie ndërmend për të tjerët.
O Allah, na ndihmo në atë ditë,
kur dielli errësohet, dhe nuk bën dritë më.
O Allah, na ndihmo në atë ditë,
kur yjet nga qielli bien dhe shkapërderdhen.
O Allah, na ndihmo në atë ditë,
kur kodrat shkulen nga vendi dhe fluturojnë në ajër.
O Allah, na ndihmo në atë ditë,
kur detet vlojnë dhe valët përplasen ndër vete.
O Allah, na ndihmo në atë ditë,
ku qielli hiqet si lëkura e deles prej trupit të saj.
O Allah, na ndihmo në atë ditë,
kur xhehenemi merr fuqi të madhe ndezëse.
O Allah, na ndihmo në atë ditë,
kur xheneti njerëzve të mirë ju afrohet,
që kur ta shohin atë të mos frikësohen.
O Allah, na ndihmo në atë ditë,
ku do të shohim se çka kemi përgatitur.
O Allah, na ndihmo në atë ditë,
që fytyrat tona të jenë të shndritura...

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.