MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėr mėkatet e bėra PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Albulena Bajrami   
e premte. 02 shkurt 2007
 
Çfarë mundë të thuash sot
Për njeriun me Zotin që ka për ta takuar
E i mbushur plot mëkate
A thua Zoti ku ka për ta dërguar?

Më dhimbsen ata njerëz,
Që atë botë nuk e mendojnë
Çdo ditë i lutem Zotit
Ata që t’i udhëzojë.

Kur shoh njerëzit që vrapojnë pas mëkateve,
Mundohem t’i këshilloj të lutem mos
Punoje atë që Zot e do
Dhe Zotin kurrë mos e harro.

Ah o Zot që na ke krijuar
Gjynahet e shumta na kanë mbuluar
dhe me gjynahe ende veprojmë,
Na udhëzo o Zot që ne të shpëtojmë.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.