MЁNYRA E ABDESIT

 
Kėshillė pėr tė gjithė vėllezėrit dhe motrat muslimane PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 06 shtator 2010
                     
O Ti, që i përgjigjesh duasë së nevojtarit, kur ai të lutet dhe e nxjerrë nga vuajtja atë që të drejtohet dhe që shpreson tek Ti!





"Lutjuni (për mirë) All-llahut xhele shanuhu, pa ndalë, sidomos në këtë muaj të begatshëm, se All-llahu lutjeve të besimtarëve të devotshëm ju përgjigjet, që këtë muaj rinë të uritur dhe të etur, vetëmse për Të, që Krijuesi i tyre të jetë i kënaqur me ta.

Lutja ime do të jetë:

"O Ti, që kur i besohet diçka në ruajtje, atë e ruan dhe e kryen në mënyrën më të mirë. Po ta lë në ruajtje atë që nuk e njoh, si dhe atë që e njoh: familjen, fëmijët dhe gjithë ç'kam; m'i ruaj, o Ti te i Cili deponimet nuk dështojnë.

O Ti, që e ndalove dorën e Ibrahimit a.s., kur deshi ta bënte djalin e tij kurban gjersa i betoheshin njëri-tjetrit,me çrast djali i tha:"Vepro me butësi, o baba!”, ndërsa Ibrahimi shtoi:"Duro atë që është përcaktim i All-llahut tonë o bir im!”

O Ti, që bëre karvanin të bëhet ndihmë për Jusufin a.s., kur u gjet në një vend të shkretë dhe në fund të pusit, e që më vonë, pas robërimit, ta vendosësh për udhëheqës!

O Ti, që ke dëgjuar përshpëritjen e Junusit a.s., në tre errësira.

O Ti, që Jakubit a.s., ia ktheve të pamunit dhe dëshpërimin në gëzim ia shndërrove!

O Ti, që pate mëshirë ndaj lotit të Davudit a.s.,dhe largove sëmundjen e Ejubit a.s.

O Ti, që i përgjigjesh duasë së nevojtarit, kur ai të lutet dhe e nxjerrë nga vuajtja atë që të drejtohet dhe që shpreson tek Ti!

O Ti, që e dëgjon lutjen e heshtur, e që largon çdo vuajtje! Të lutem, bekoje robin dhe Pajgamberin Tënd të zgjedhur, me të cilin je i kënaqur, Muhamedin paqja dhe mëshira e All-llahurt qofshinë mbi të, familjen, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë! Ndërsa mua, të gjithë vëllezërit muslimanë dhe motrat muslimane na mbroj nga të gjitha krijesat tua zullumqare dhe na i largo pikëllimet tona!

O më i Miri, të cilit i shpresohet, o më i Mëshirshmi, për mëshirën e cilit lutemi, na dhuro mirësinë të cilën mund ta dhurosh vetëm Ti!

O më i madhi Mëshirues!
O Ti, që je i vetmi Krijues i Vërtetë dhe Zot i Vetëm të cilit i bëhet ibadet. Na e lehtëso këtë muaj të bekuar dhe na i prano ibadetet tona që i bëjmë për hir Tëndin. Vetëm Ty të lutemi që të na e shtosh sabrin, të na i ruash zemrat tona nga lëkundjet e ndryshme dhe nga nxitjet e shejtanëve xhin dhe njerëz! Na mjafton All-llahu! Sa Zot i mrekullueshëm që është Ai!"   
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.