MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrdėllimtari, i Buti - (El Halim) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Husein Eserraxh   
e hėnė. 06 shtator 2010
   
              

           Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! 
   

   Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit.

   Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ta dini se Allahu e di çka fshihni në vete, pra kini frikë prej Atij, dhe dine se Allahu shumë falë është i butë.” (Bekare, 235).

   Përdëllimtar, i Cili ka përdëllimin e përsosur. Përdëllimi i Tij përfshin jobesimtarët, mëkatarët e gabimtarët, ndërsa privon dënimin e Tij t’i përfshijë mizorët, por Ai i toleron ashtu që të pendohen, mirëpo nuk i toleron nëse ata vazhdojnë dhe këmbëngulin në atë që janë dhe nuk pendohen.
   Përdëllimtar, i Cili di për robërit e Tij begati të dukshme e të padukshme, përkundër mëkateve të tyre të shumta. Është i butë ndaj mëkatarëve me mëkatet e tyre, i toleron dhe ua shtyn dënimin ashtu që të pendohen e kthehen.

   Allahu i Lartësuar është i Butë, Falës, Atij i takon butësia e përsosur dhe falja e përgjithshme. Ato që kanë të bëjnë me këto dy cilësi të mëdha, mëkatet e mëkatarëve dhe padrejtësia e kriminelëve, mëkatet tregojnë dhe rezultojnë për dënim të menjëhershëm, të ngutshëm e të llojllojshëm, ndërsa Përdëllimi i Allahut rezulton në tolerimin e mëkatarëve dhe mos nxitimin në dënimin e tyre ashtu që të pendohen. Falja e Tij rezulton në faljen e asaj që ka ndodhur prej tyre nga mëkatet, veçanërisht nëse ushtrojnë dhe praktikojnë shkaqet e faljes si: kërkimi i faljes (istigfari), pendimi, besimi dhe veprat e mira. Përdëllimi i Tij përfshin qiejt dhe tokën. Po të mos ishte falja e Tij, nuk do të linte në tokë asnjë krijesë. Allahu është Falës, e do faljen e robërve dhe meqë Ai është aq i butë, aq falës, robërit e Tij duhet të kërkojnë shkaqet me të cilat përfitojnë faljen e Tij, të punuarit për kënaqësinë e Tij dhe bamirësinë ndaj krijesave të Tij.

   Nga falja e pakufishme e Tij është edhe ajo se ata mëkatarët ndaj vetes së tyre nëse pendohen, Ai u falë atyre çdo të keqe, të madhe e të vogël. Ai ka bërë që Islami t’i shlyejë të kaluarat.

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.