MЁNYRA E ABDESIT

 
Kush ėshtė njeriu mė i dashur? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 06 shtator 2010
      A e ke pyetur veten se sa e do të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!)?                                 

                         Duaje atë më shumë se çdokënd tjetër.

           A e ke pyetur veten se sa e do të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!)? A e di se cila  është shenja e dashurisë? Ajo është veprimi i asaj që i Dërguari i Allahut ka urdhëruar dhe shmangia nga ajo që ai e ka ndaluar. Shiko përsëri në emocionet tua dhe drejtoji ato, së pari, në dashuri ndaj Allahut, pastaj në dashuri për atë që u bë mjet me anë të cilit Allahu të shpëtoi nga humbja. Nëse dëshiron që pozita jote në xhenet të jetë e lartë, kujtoje hadithin e të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!):

Njeriu do të ringjallet me ata që i do.”

          Mirëpo, njëra nga shenjat dhe manifestimet e para të dashurisë është veprimi i asaj që ai e ka urdhëruar. Si mund që dikush të thotë se e do atë kur ai bën të kundërtën e asaj që ai e ka urdhëruar dhe nuk e ndjek udhëzimin e tij, e as nuk i përmbahet rrugës së tij? Merre një libër të jetës së të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) dhe lexoje atë; shikoje për vete se sa e madhe ishte sjellja e tij, sa mirë dhe sa njerëzishëm fliste, sa i dashur që ishte me njerëzit, sa i frikësohej Allahut dhe sa shmangej nga kjo botë. Ndërroje sjelljen tënde dhe bëje më afër sjelljes së tij!


Marrë nga libri i Dr. Aid el-Karnit “Ti mund të bëhesh gruaja më e lumtur në botë”   
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.