MЁNYRA E ABDESIT |
|
|
|
Urdhėrimi nė tė mirė dhe ndalimi nga e keqja |
|
|
|
Shkruar nga --
|
e premte. 02 shkurt 2007 |
Falënderimi i takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon Ai nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut, i Cili është një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe Dërguar i Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e fundit.
Ndër punët më të rëndësishme dhe mënyra më e mirë e të afruarit te Allahu i Lartësuar është këshillimi, udhëzimi në të mirë, të porositurit e njëri-tjetrit për t’iu përmbajtur të vërtetës dhe të këshilluarit e njëri-tjetrit të jemi të durueshëm, të tërhequrit e vërejtjes të tjerëve nga ajo që është në kundërshtim me fjalën e Allahut, që e hidhëron Atë dhe të largon nga mëshira e Tij. Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, në Islam, zë një vend të rëndësishëm. Dijetarët e kanë renditur si shtyllën e gjashtë nga shtyllat e Islamit. Allahu i Lartësuar e ka përmendur, në Kur’an, urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja para imanit (besimit): “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni Allahun…” (Ali Imran: 110)
Allahu i Lartësuar e ka përmendur, në suren Teube, urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja para namazit dhe zekatit, ku thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe e japin zekatin, respektojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është Ngadhënjyes, i Urtë. (Et Teube: 71) Në këto ajete është sqaruar rëndësia e çështjes së obligueshmërisë dhe sqarimi i rëndësisë së saj në jetën e individëve, në shoqëri dhe popuj. Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja përmirëson njerëzit, dhe me të shtohet hajri dhe pakësohet sherri. Nëse humbet urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja pasojat janë shumë të rënda, sepse shtohet sherri (e keqja), përçahet ummeti, forcohen zemrat ose vdesin, përhapet e keqja,…etj.
Vlera e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja
Urdhërimi në të mirë dhe largimi nga e keqja. 1- Është vepër e pejgamberëve – paqja qoftë mbi ta . Allahu i Lartësuar thotë: "Ne çdo ummeti (populli) i dërguam profet (i cili u thoshte atyre) adhuroni vetëm All-llahun dhe largojuni Tagutit (sundimtarëve që nuk gjykojnë me fenë e All-llahut)". (En-Nahl: 36)
2- Është prej cilësive të besimtarëve, siç thotë i Lartësuari: “(të xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga të këqijat, edhe ata që përmbushin dispozitat e Allahut. Pra, përgëzoj besimtarët. (Et Teube: 112), përkundër njerëzve të këqinj e të prishur për të cilët Allahu thotë: “Hipokritët dhe hipokritet janë si njëri-tjetri, urdhërojnë për të keqen e ndalojnë nga e mira dhe shtrëngojnë duart e tyre. Harruan Allahun (nuk i binden), pastaj Ai i harroi (nga mëshira). Nuk ka dyshim, hipokritët janë ata të prishurit. (Et Teube: 67)
3- Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është virtyt i salihinëve. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njëjtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e Allahut duke u lutur. I besojnë Allahut dhe ditës së gjykimit, këshillojnë për të mirë dhe largojnë nga të këqijat, përpiqen për punë të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve. (Ali Imran: 113-114)
4- Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është prej bamirësisë së këtij ummeti. Allahu i Lartësuar thotë: “Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni Allahun.” (Ali Imran: 110)
5- Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është vendosje në tokë. Allahu i Lartësuar thotë: (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, e japin zekatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. Allahut i takon përfundimi i çështjeve. (El Haxhxh: 41)
6- Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është shkak për arritjen e fitores (ndihmës së Allahut). Allahu i Lartësuar thotë: “E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues. (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, e japin zekatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. Allahut i takon përfundimi i çështjeve.” (El Haxhxh: 40-41)
7- Me urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja besimtari arrin shpërblim të madh, siç thotë i Lartësuari: “Në shumë biseda të tyre nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh. (En Nisa: 114)
I Dërguari i Allahut thotë: Kush udhëzon në të mirë do të shpërblehet si ai i cili e pason pa iu pakësuar diçka prej shpërblimit të tyre. (Muslimi)
8- Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja është shkak për faljen e mëkateve, siç thotë i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të: “Fitnen e njeriut në familje, pasuri, fëmijë dhe në komshiun e tij e fshin agjërimi, namazi e urdhërimi në të mirë dhe largimi nga e keqja.” (Ahmedi)
9- Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja të ruan pesë gjërat e domosdoshme: fenë, nefsin, mendjen, farefisin dhe pasurinë.
Urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja ka dobi të tjera të shumta përveç atyre që i përmendëm . Nëse lihet urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, përhapet fesadi në tokë dhe për këtë shkak vie deri te:
1- Rënia e shkatërrimit dhe dënimit, siç thotë Allahu i Lartësuar thotë: “Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush (po edhe të mirët), dhe ta dini se Allahu është ndëshkues i rreptë.” (El- Enfal: 25) Hudhejfe transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, ose do të urdhëroni në të mira dhe të ndaloni nga të këqijat ose Allahu do t’ju lëshojë dënimin prej Tij e pastaj do të luteni mirëpo nuk do t’ju pranohen lutjet.” (Muttefekun alejhi) Në këtë rast nëna e besimtarëve, Zejnebja - radijall-llahu anha, i ka thënë: “Do të shkatërrohemi e në mesin tonë ka besimtarë? I Dërguari i Allahut ka thënë: “Po, nëse shtohet e keqja.” (Buhariu)
2- Mospranimi i lutjes. Për këtë ka disa transmetime e prej tyre cekim hadithi i Aishes – radijall-llahu anha - ku i Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të ka thënë: “Urdhëroni në të mirë dhe ndaloni nga e keqja, para se të luteni e nuk ju pranohet lutja.” (Ahmedi)
3- Humbet vlera e bamirësisë së këtij ummeti. I Dërguari i Allahut - paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të - ka thënë: "Betohem në Atë, në dorë të të Cilit është shpirti im! Ose do të urdhëroni për të mirën, të ndaloni nga e keqja, ta kapni për dore keqbërësin dhe ta riktheni në të vërtetën, ose përndryshe All-llahu do t'ua kthejë zemrat kundër njëri-tjetrit dhe do t'ju mallkojë siç i mallkoi ata para jush.” (Ebu Davudi)
4- Mbizotërimi i fasikave, të prishurve dhe qafirave, zbukurimi i mëkateve, përhapja e të ndaluarave.
5- Shfaqja e paditurisë, zhdukja e dijes, kaplimi i padrejtësisë. Mjafton ndëshkimi i Allahut për atë që e len urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja, …etj.
Hapat e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja:
1- Informimi. Xhahili (injoranti) vepron diçka të ndaluar duke mos e ditur se është e ndaluar, prandaj duhet t’i sqarohet, pastaj të urdhërohet për të mirë dhe të ndalohet nga e keqja, t’i sqarohet rëndësia e shpërblimit të atij që e vepron këtë vepër të mirë dhe e gjithë kjo të bëhet duke përdorur butësinë.
2- Përkujtimi. Duke ia kujtuar dënimin e Allahut të Lartësuar dhe pasojën e mëkateve.
3- T’i bëjë thirrje disa herë dhe të mos dëshpërohet sepse Pejgamberët dhe të Dërguarit kanë urdhëruar në të mirë duke ia madhëruar teuhidin, kanë ndaluar nga e keqja duke ua shpjeguar pasojën e shirkut vite me radhë, pa u bezdisur.
4- Duke i dhuruar ndonjë kasetë ose libër të dobishëm.
5- Ai i cili ka nën kujdes si bashkëshorten, fëmijët duhet që t’i qortojë.
6- Urdhërimi në të mirë dhe largimi nga e keqja të bëhet me butësi, durim, mëshirë, … etj.
Disa i ka kapluar hutia rreth urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja, pasi këtë e konsiderojnë si ndërhyrje në çështjet e të tjerëve dhe kjo vjen si shkak i moskuptimit dhe pakësimit të imanit (besimit) të tyre. Pejgamberi - sal-lallahu alejhi ve sel-lem- na e pasqyron rëndësinë e urdhërimit në të mira dhe ndalimit nga të këqijat duke e përgjasuar atë më pronarët e një anijeje. Ai – paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të – ka thënë: “Shembulli i atij që ndalon nga të këqijat dhe i atij që i vepron ato është njësoj sikur shembulli i një grupi njerëzish të cilët kanë hedhur short se ku do te vendosen në anije. Njërit grup prej tyre i bie shorti që të vendoset në katin e epërm të anijes kurse të tjerëve në atë të poshtëm. Ata që ishin në katin e poshtëm kur mbushnin ujë kalonin kah ata që ishin në katin e epërm dhe menduan: sikur ne të shpërthejmë anijen në katin tonë për të mos i penguar këta në katin e epërm!! Thotë Pejgmaberi, paqja dhe shpëtimet e Zotit qofshin mbi të: nëse i lënë të veprojnë ashtu si mendojnë do të fundosen të gjithë e nëse i pengojnë shpëtojnë ata dhe të tjerët.” (Buhariu)
Sot në mesin tonë është shfaqur një dukuri e rrezikshme, e ajo është të përqeshurit e thirrësave të cilët urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja. Allahu i Lartësuar ka premtuar dënim të rëndë për ata të cilët i dëmtojnë besimtarët dhe besimtaret.
O Zot, na bëj prej urdhëruesve në të mirë dhe ndaluesve nga e keqja, prej atyre që ndalojnë te kufijtë e Tu! O Zot, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh! O Zot, na fal neve, prindërit tanë dhe të gjithë muslimanët! Amin!
Përktheu nga arabishtja: Merita Rexha |
|
|
|
|