MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrgatitja e trupit dhe shpirtit pėr Ramazan PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e hėnė. 23 gusht 2010

 

 
               


Agjërimi dhe lumturia


Ne vazhdimisht e kërkojmë lumturinë. Se çfarë kënaqësie ne kërkojmë është zgjedhja jonë. Ne kërkojmë çka mendojmë se na sjell lumturi. Por në të vërtetë, qoftë edhe adhuruesit e jetës së kësaj bote humbin në gjëra, të cilat janë të parëndësishme, qoftë edhe prej standardeve të tyre. Dilema e tyre gjithashtu është e njëjtë: shumica e jobesimtarëve e kalojnë jetën e tyre duke bërë atë që ata vet realisht nuk e vlerësojnë. Është keqardhje, natyrisht, se qëllimet e tyre janë të kota dhe të pavlefshme dhe ata të cilët s’e njohin Zotin e tyre, nuk e njohin as veten. Allahu thotë:

Vepra e atyre, që nuk besojnë Zotin e tyre, i shëmbëllen hirit, të cilin e shpërndan era në një ditë të stuhishme. Ata nuk do të kenë asnjë dobi nga veprat që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe.  (Ibrahim, 18)


Por sa e papajtueshme dhe qesharake është për besimtarët të humbin psherëtimën e qëllimit të tyre, për atë që e di sa i madhërishëm është Zoti i cili shikon në të, sa shumë shpërblen dhe sa rëndë dënon. Ende besimtarët harrojnë -madje edhe më të mirët prej tyre- se besimi nuk është i pandryshueshëm: besimi rritet dhe zvogëlohet, dhe madje edhe zhduket krejtësisht. Kjo ndodh për arsye se shumica e njerëzve prej nesh, qofshin besimtarë apo jo, janë të humbur duke kërkuar kënaqësinë e trupit, lumturinë nga llogaria e kësaj bote. Ne jemi të mashtruar kur mendojmë se përmbushja e dëshirave tona do të na bëjë të lumtur. Armiqtë tanë binjakë; shejtani dhe dëshirat tona të shfrenuara - me ligësitë e të cilave habitet nganjëherë madje edhe vet shejtani- të dyja punojnë vazhdimisht që ta dobësojnë besimin tonë. Allahu i Madhërishëm thotë:
“Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime.” (En-Nisa’, 120)

Ende, kushtet njerëzore janë dëshmi, nëse shikohet me syrin e të menduarit, e  fakteve, me të cilat shumica e burrave dhe grave janë të palumtur. Arsyeja është se ata nuk e imagjinojnë se lumturia që e kërkojnë ditë e natë nuk është lumturia fizike e tyre, por e shpirtit të tyre. Allahu thotë: 
 “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër. (Taha, 124)

Por këtu qëndron dallimi midis myslimanëve që i nënshtrohen Allahut dhe atyre që nuk e bëjnë këtë. Ne e pranojmë dobësinë tonë dhe e lusim Allahun për ndihmë dhe Allahu na dhëntë dije, besim dhe mirësi! Edhe engjëjt u habitën me rastin e krijimit tonë, siç thotë Allahu:
 “Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë”, ata thanë: “A do të vësh atje dikë që do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak në të, ndërkohë që Ne të madhërojmë, të lavdërojmë dhe të lartësojmë ashtu si të takon Ty?!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk e dini”. (Bekare, 30)

Allahu, më madhështori dhe më i dituri, përgjigjet duke i mësuar Ademit emrat e të gjitha gjërave dhe duke u treguar melaqeve se dija dhe arsyeja e Ademit dhe e pasardhësve të tij ka si shpjegim vendosjen e tij në tokë si zëvendës i Zotit. Tregimet kuranore të krijimit përfundojnë me moral:
Ne u thamë: “Zbritni të gjithë prej Xhenetit! Kur t’ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t’i përmbahen atij, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen. (Bekare, 38)
Allahu na ka dërguar neve këtë udhëzim dhe Ai u premton pasuesve të besimit: Ju s’duhet të keni frikë e as ndonjë pikëllim. 

Agjërimi i muajit të Ramazanit është udhëzim i Allahut për ne. Në të vërtetë, është një dhuratë speciale hyjnore për ne, dhurata e lumturisë së vërtetë. Ajo i dobëson dëshirat tona fizike kështu që ne mund të fokusohemi në atë se çka i bën zemrat tona të lumtura. Është një praktikë e krijuar nga Allahu, i përsosur në mençuri dhe dije, me qëllim të na ndihmojë për ta arritur atë që vërtet na bën të lumtur. E ne ende s’jemi të gatshëm dhe jemi jofalënderues! Allahu thotë:
“... e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës. (Sebe’, 13)

Sidoqoftë, dhurata më e çmuar prej Allahut është mbështjellja dhe fshehja në mbulesë, sikur dhuratat tona për njëri-tjetrin. Larg mëshirës së Tij, Allahu ka gdhendur, pikërisht në mbështjellëse premtimet e pallogaritshme që përmban thesari brenda saj. Ajo na josh për ta hapur mbështjellësin dhe ta përdorim dhuratën, por askush nuk na detyron ta bëjmë këtë. Çfarë tragjedie është kur shumica prej nesh nuk e hapim këtë dhuratë! Ne e pranojmë atë, madje i lexojmë edhe premtimet e paralajmërimet e shoqëruesve, por nuk e zbulojmë atë ose nuk e përdorim. Nëse e bëjmë këtë, do të gjenim mrekullinë e të gjitha dhuratave: lumturinë e vërtetë të zemrës. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dëshmoi për këtë tragjedi:
“Sa shumë ka që agjërojnë por nuk arrijnë asgjë nga agjërimi përveç urisë dhe etjes.” (Transmetojnë: Nesaiu dhe Hakimi)

Dhurata e Allahut brenda vetes përmban dhuratën e Takvasë - të qenët i informuar për të vërtetën përtej fasadës së joshjes dhe shkëlqimeve të kësaj bote. Allahu thotë:
“O ju që keni besuar, agjërimi është obligim për ju, sikur që ishte obligim për ata që ishin para jush, në mënyrë që të bëheni të devotshëm”. (Bekare, 183)
Takva është dhuratë e qetësisë dhe lumturisë. Allahu, i Mëshirshmi, thotë: 
 Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Err-Rra’d, 28)

Por zhurma e dëshirave tona fizike është shumë e lartë dhe ne pengon për ta dëgjuar zërin e paqes së Allahut. Edhe kur e kujtojmë Allahun, zërat tanë varrosen në kërkesa dhe shqetësime të bëra nga gjymtyrët dhe ndjenjat tona. Agjërimi është rrugë e Allahut për t’i ulur këta zëra shurdhues dhe për të bërë që të dëgjojmë zërin e vërtetë të lumturisë.

 Agjërimi është shpërblimi i pafund i dhuratës së Allahut.
“Agjërimi është për mua dhe vetëm Unë shpërblej për të,” ka thënë i Plotfuqishmi në një hadith kudsij. Disa e arrijnë atë, por lumturia e vërtetë e kësaj bote është e ndërlidhur me botën e përjetshme. Ibën Tejmija, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ka parajsë në këtë botë. Ata të cilët nuk hyjnë në të këtu, nuk do të hyjnë në të as në Ahiret.” Ai nënkuptoi parajsën e afërsisë dhe dashurisë së Allahut.

Kjo është dhurata e afërsisë së Allahut. Agjërimi na mundëson t’i largojmë lotët e dëshirave tona shtazore. Nga kjo vepër, ne kthehemi te Allahu, dhe kur kthehemi te Ai, ne do të jemi të sigurt në përgjigjen e Tij. Allahu thotë:
Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” (Bekare, 186)


Marrë nga: www.islamweb.net

Nga anglishtja: Fexhrie Kaçiu
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.