MЁNYRA E ABDESIT

 
25 kėshilla pėr Ramazan PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e shtunė. 05 korrik 2014

 Jepu ushqim njerëzve që agjërojnë në mënyrë që të fitosh sevapin e tyre të agjërimit.

 





Motër muslimane:

1. Agjëro Ramazanin me besim dhe vendosmëri për të kërkuar shpërblimin e Allahut fuqiplotë, me synim faljen e mëkateve të kaluara.

2. Kujdes nga prishja e agjërimit gjatë ditëve të Ramazanit pa ndonjë përjashtim të ligjshëm islam, sepse kjo është prej mëkateve të mëdha.

3. Fale namazanin e taravisë dhe vazhdo me namaz veçanërisht gjatë natës së Kadrit me besim dhe vendosmëri për të kërkuar shpërblimin e Allahut fuqiplotë, dhe synim faljen mëkateve të kaluara

4. Sigurohu që ushqimi juaj, pijet dhe veshja juaj të jenë nga fitimi hallall, në mënyrë që veprat dhe lutjet tuaja të jenë të pranuara. Kujdes mos po lëni anash  hallallet dhe po e prishni agjërimin me haram.

5. Jepu ushqim njerëzve që agjërojnë në mënyrë që të fitosh sevapin e tyre të agjërimit.

6. Falu pesë herë në ditë në kohët e tyre, me qëllim që ta fitosh shpërblimin dhe mbrojtjen e Allahut.

7. Jep sadaka sepse sadakaja më e mirë është ajo që jipet në Ramazan.

8. Kujdes nga shpenzimi i kohës pa bërë ndonjë vepër të mirë, sepse ti do të jesh përgjegjës dhe do të llogaritesh për kohën e kaluar, dhe do të marrësh shpërblimin për gjithqka që ke punuar gjatë kësaj kohe.

9. Kryeni Umren në Ramazan sepse 'Umra në Ramazan është me shpërblim të Haxhit'.

10. Ndihmoje agjërimin tënd ditor nëpërmjet ngrënies së ushqimit të syfyrit në pjesën e fundit të natës para lindjes së diellit.

11. Shpejto dhe mos vono në prishjen e agjërimit pasi që dielli ka filluar së perënduari në mënyrë që të fitosh dashurinë e Allahut.

12. Pastrohu para lindjes së diellit nëse ke nevojë të pastrosh veten nga gjendja e papastërtisë së madhe, në mënyrë që ti jesh në gjendje për t'i kryer adhurimet në gjendje të pastërtisë.

13. Shfrytëzoje mundësinë që të është dhënë edhe në këtë Ramazan me vepra të mira që janë pjesë e tij, duke lexuar Kur’anin e shenjtë, duke ia dhënë hakun dhe menduar për kuptimet e tij, në mënyrë që kjo të jetë argument para Zotit tënd dhe ndërmjetësues në ditën e llogari-dhënies. 

14. Ruaje gjuhën tënde nga gënjeshtra, fyerja, shpifja, përgojimi sepse zvogëlojnë shpërblimin e agjërimit.

15. Mos lejo që agjërimi të bëhet shkak që ju t'i tejkaloni kufijtë duke u nervozuar pa pasur nevojë. Për më tepër, agjërimi duhet të jetë shkas i qetësisë dhe paqes së shpirtit tuaj.

16. Posa të përmbushni agjërimin, të jeni në gjendje të devotshmërisë me Allahun, më të Lartin, duke qenë të vetëdijshëm që Allahu është duke ju shikuar edhe në vetmi edhe në publik, të jesh falënderues për të mirat e Tij dhe i palëkundur në bindjen ndaj Allahut duke vepruar gjithë atë çka Ai ka urdhëruar dhe duke u larguar nga të gjitha ato qka Ai i ka ndaluar.

17. Shtoje kujtimin ndaj Allahut,  kërkim faljen, lutjen për Xhennet dhe mbrojtje nga Xhehennemi, veçanërisht gjatë agjërimit, prishjes së agjërimit dhe syfyrit, këto vepra janë ndër shkaktarët më të mëdhenj që ne të arrijmë faljen nga Allahu.

18. Shtoji duatë për veten tënde, prindërit, fëmijët e tu dhe të gjithë muslimanët, sepse Allahu na ka obliguar duatë dhe ka garantuar pranimin e tyre.

19. Pendohu tek Allahu me një pendim të sinqertë gjatë gjithë kohës duke u larguar nga mëkatet, duke ndier keqardhje për atë qka ke bërë më parë dhe në mënyrë demonstrative vendos mos ti kthehesh atyre në të ardhmen. Allahu pranon pendimin e atyre që pendohen. 

20. Agjëro gjashtë ditët e muajit Sheval. Të githë ata që agjërojnë Ramazanin dhe pastaj e përcjellin atë me gjashtë ditë të muajit Sheval është e njëjtë sikur të kishin agjëruar tërë vitin. 

21. Agjëro ditën e Arafatit, dita e nëntë e Dhul Hixhes, për të arritur suksesin nëpërmjet arritjes së faljes së mëkateve të vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm.

22. Agjëro ditën e Ashuras, ditën e 10 të muajit Muharrem, duke ia bashkangjitur ditën e 9, për të arritur suksesin nëpërmjet arritjes së faljes së mëkateve të vitit të kaluar.

23. Vazhdo të jesh në gjendje me iman të plotë dhe devotshmëri, dhe kryerjen e veprave të mira edhe pas muajit të Ramazanit, deri sa të vdesësh.
“ Dhe adhuro Zotin tënd deri sa të vijë ty e vërteta(vdekja).(Kur’an 15:99)

24. Mundohu dhe përpjeku që të arish efektet pozitive të adhurimeve tua, sikur që janë namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi, pendimin e sinqertë dhe largimin nga zakonet që janë në kundërshtim me sheriatin.

25. Dërgo shumë salavate dhe selame mbi pejgamberin e Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, pasuesit e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.


O Allah, na bën neve dhe të gjithë muslimanët të cilët agjërojnë dhe qëndrojnë duke u falur gjatë muajit ramazanit me besim të plotë dhe nëpërmjet shpërblimit Tënd na fal mëkatet e kaluara dhe ato të ardhme!

O Allah, na bën neve prej atyre që agjëruan këtë muaj, fituan shpërblimin e plotë, u ballafaquan me Natën e Kadrit dhe atyre që korrën sukses me lejen e Allahut!

O Allah, me të vërtetë ti je falës, e don faljen, falna neve!

O Zot, pranoje nga ne, sepse më të vërtetë ti je Gjithëdëgjuesi, Gjithshikuesi, O i gjallë, O i parival, o Zotërues i gjithë madhështisë dhe shpërblimit!

Dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe pasuesit e tij.


Burimi: MyUmmah


 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.