MЁNYRA E ABDESIT

 
Armiku yt! PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Avni Tafili   
e shtunė. 21 gusht 2010
E shfrytëzon çdo pakujdesi tuajën.

 




“Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit. Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryjnë nyja. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron. - [El-Felek, 1-5];  Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve! Sunduesin e njerëzve. Të adhuruarin e njerëzve. Prej të keqes së cytësit që fshihet. I cili bën cytje në zemrat e njerëzve.   Qoftë ai (cytësi) nga xhinët ose nga njerëzit.” - [En-Nas, 1-6]

Ti ke një armik, të sheh e ti s’e sheh. Madje ndoshta jeton me ty, e anash teje, por ti s’e vënë re. Po ndoshta edhe të mëson sesi të jetosh, e ti s’e ndien. Herë të afron e herë të largon.

Kur ti thellë në brendinë tënde ndien armiqësinë e tij, ai largohet prej teje, për pak çaste, kur ti e le në harresë atë ndjesi, ai të afrohet sërish.


Nuk di të ndiejë lodhje. Por di të ndryshojë mënyrën!


Vazhdon të ngacmojë, mu atëherë kur ti përpiqesh të bësh diçka të bukur, diçka të mirë.


Është i heshtur. Nuk flet me zë të lartë. Nuk duket. Pëshpëritë me zëra të ndryshëm. Imiton e personifikohet. Herë duke të ta zbukuruar të ligën e herë duke të ta shëmtuar para syve tu të mirën.


Atëherë kur ti je në prag të marrjes së një vendimi të rëndësishëm për të ardhme të ndritshme, të del përpara, e mbrapa, e lëvizë brenda teje, e të premton kohë, e kur ti s’toleron hapësirë kohe, të premton gjëra tjera; përpiqet të fus në huti.


Nuk lodhet, derisa t’ia arrijë qëllimit të vet. Ti kur lodhesh e dorëzohesh, ai ende vazhdon të veprojë kundër teje.


Edhe atëherë kur je plogështuar e je në maje të dëshpërimit, ai vazhdon me cytjet e tij.


Nuk tërhiqet prej teje. Misioni i tij është që ti të bëhesh prej të humburve. E për këtë mision është përbetuar. Nuk pendohet kur ti rrëzohesh përtokë, e as nuk ndien kurrfarë dhembshurie kur ti ndien dhembje të thellë.


Aq më e mjerueshme të bëhet gjendja jote, aq më tepër i shtohet ëndja për të shkatërruar. Armik i betuar kundër teje. Kërkoi afatizim deri në ditën e Gjykimit. Vendi i tij është vendi i Mjerimit dhe Dëshpërimit. Por ai është kokëfortë dhe kryelartë, nuk e brengos kjo, sa e brengos nëse ti s’e dëgjon dhe nuk e pason.


Çdo sekondë është me ty. E shfrytëzon çdo pakujdesi tuajën. Gëzohet çdo herë kur ti bien në kurthe të tij. Kurthet e tij janë asisoj saqë kurdoherë shkel në to, aq më tepër të josh e të nxit të zhytesh edhe më tepër. Janë të pafundme, fundet e tyre janë shkatërrim, dëshpërim, mjerim; humnerë!


Ti s’e dëgjon, ai të dëgjon. Jo, ti mund të dëgjosh tingujt e cytjeve të tij. Nëse je adhurues i Zotit dhe respekton mësimet e Tij, çdo herë kur të afrohet, të prek a të cyt, ti i ndien mashtrimet dhe përpjekjet e tij djallëzore. Po ndoshta ti duke e dëgjuar atë, mund edhe ta përgënjeshtrosh. Duke qenë jo i vëmendshëm edhe të mohosh ndikimin e tij. Jo, ti ndonjëherë edhe e pranon armiqësinë e tij, por intrigat e tij nuk i heton.


Ai të mashtron, por mashtrimet e tij s’janë të rëndomta si të njerëzve. Ai është djall i mallkuar! Është mashtrues e cytës i krijuar. Është zjarr pa tym, të djeg e ti s’e vëren.


Të mashtron, por vetëm atëherë kur ndihesh keq, i poshtëruar, e ndien mashtrimin, tradhtinë dhe cytjen e tij.


Sa lajkatar që e ke armikun! Nuk t’i afron gjërat para se të përgatisë terrenin. Në fillim të cyt, të jep të pish lëngë që deh zemrën, zemrës i zbehet drita që dallon, pastaj fillon të luajë me mendjen tënde.


Kohë pas kohe fillojnë pëshpërimat djallëzore, dëgjimi yt është i trullosur më.


Rojtari që ndien ka rënë në gjumë. Zemra!  Të jep kurajë për të vepruar, për të provuar nëse je mpirë plotësisht, për të të vënë në lojën e tij. Nëse je mpirë, të nget nga pas. Të jep urdhra, ndërsa ti përgjigjesh pa vetëdije.


Nxitimi, armiku yt. E shfrytëzon armiku i hapët! Flet shpejtë, pa konsideruar pasojat e fjalës së dalë nga goja. Të bën të dukesh i papërgjegjshëm.


Përtacia, armiku yt.


Koprracia, armiku yt. Ji bujar! Padituria, armiku yt. Lexo! Zilia, armiku yt. Mos shpreso ajo që është tek tjetri t’i humbet. Kërko prej Zotit ajo që është për të mirën tënde në këtë jetë dhe në Jetën Tjetër të Përhershme!  Inati, armiku yt.


Mos mbaj mëri e zemërim, sepse të shkatërron brendinë tënde. Lutu Zotit tënd të kesh brendi të paqëshme. Mendjemadhësia, armiku yt. Ji më i thjesht, prano tjetrin siç ke dëshirë të pranohesh prej tjetrit.


Fudullëku, armiku yt. Mos i përçmo të tjerët siç dëshiron të mos përçmohesh nga të tjerët.


Vërtetë, njeriu ka një armik të hapët, të deklaruar. Por ka shumë armiq të tjerë të fshehur e të padeklaruar.


Kërko mbrojtje prej Zotit të njerëzve dhe të xhinëve, nga cytja dhe e keqja e xhinëve dhe e njerëzve. Edhe nga cytja e epshit dhe e keqja e vetvetes.
 

 

 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.