MЁNYRA E ABDESIT

 
Tullumba PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Blerta   
e mėrkurė. 31 janar 2007

Përmbajtja:
- 0,5 l ujë,
- 2 gotë vaj,
- 250 gr miell,
- 5 ve,
- 1 pecivë.

Mënyra e përgatitjes: 0,5l ujë me 2 gota vaj vlohen. Pastaj qiten 250 gr miell në këtë ujë të nxehtë d.m.th. duke vluar. Menjëherë largohet nga pllaka dhe qitet të ftohet. Pasi të ftohet qiten 5 ve një  nga një, p.sh.: (qitet 1 ve përzihet me tërë brumin, pastaj tjetra sërish përzihet e kështu me radhë) dhe në fund ia shton 1 pecivë. Qitet në kollap brumi të fërgohen.

Shërbeti:
Një litër vaj hidhet në tenxhere për t’u nxehë. Me brumin e përgatitur mbushet forma e dhëmbëzuar dhe nëpërmjet saj nxirren tullumbat drejt në yndyrë të nxehtë. Hidhen pjesë pjesë dhe fërgohen nga të gjitha anët gjersa të zverdhen në ngjyrë ari. Pasi hiqen nga vaji futen në shërbet të ftohur. Gjersa të fërgohen të dytat, të parat qëndrojnë në shërbet, pastaj largohen nga shërbeti dhe palosen në një enë të thellë.
Shërbehen me limonadë, bozë, etj.
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.