MЁNYRA E ABDESIT

 
Si ti shmangim disa nga problemet e pėrgjthshme qė na shfaqen nė Ramazan PDF Printoni E-mail
Shkruar nga By Dr. Farouk Haffejee   
e mėrkurė. 18 gusht 2010
 Nëse i përmbahemi këtyre këshillave atëherë ne do të ishim në gjendje të kemi një agjërim të lehtësuar...  





Kjo temë ofron këshillë të dobishme se si ti shmangemi problemeve të zakonshme me të cilat përballemi gjatë Ramazanit. Nëse i përmbahemi këtyre këshillave atëherë ne do të ishim në gjendje të kemi një agjërim të lehtësuar dhe të përcjellë plotësisht me të mirat shpirtërore të Ramazanit.

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, dieta jonë nuk duhet të dallojë shumë nga dietat normale dhe duhet të jetë sa më e thjeshte që është e mundur. Dieta duhet të jetë e tillë që ne mund të ruajmë peshën normale, as të fitojmë e as të humbim peshë. Sidoqoftë, nëse dikush ka mbipeshë Ramazani është një kohë ideale për të normalizuar peshën e tij.

Nga këndvështrim i agjërimit shumë orësh, ne do të duhej të konsumonim ushqim që tretet ngadalë duke përfshirë ushqimet që përmbajnë kalori, e aspak ushqim që tretet lehtë. Ushqimi që tretet ngadalë zgjatë deri në 8 orë, ndërsa ushqimi që tretet lehtë zgjatë deri prej 3 deri në 4 orë.

  • Ushqimet që treten ngadalë janë ushqimet që përmbajnë kokra dhe farërat siq janë elbi, gruri, ushqimet me bërthamë-farëra,  tërshëra, meli, bollguri, fasula, mielli i pasitur, orizi i palëmuar etj.(të ashtuquajtura karbohidratet komplekse)
  • Ushqimet që treten lehtë janë ushqimet që përmbajnë sheqer, mielli i bardhë etj( të ashtuquajtura karbohidratet e rafinuara)
  • Ushqimet kalorike janë ushqimet që përmbajnë krunde, të gjithë grurët, kokrat dhe farat, perimet sikur që janë fasula, bizelja, specat e kuq, miell misri, spinaqi dhe barishtat tjera sikur që janë fletat e panxharit( të pasura me hekur), frutat me lëkurë, frutat e thartë veqanërisht kajsijat, fiku dhe kumbulla, bajamet.
Ushqimi i konsumuar duhet të jetë mirë i balansuar, që përmban ushqimet prej secilit grup të ushqimit, psh frutave, perimeve, mishit/pulës/peshkut, bukës/ushqim i thatë prej drithërave dhe produkteve të qumshtit. Ushqimet e skuqura-fërguara nuk janë të shëndetshme dhe duhet kufizuar. Ato shkaktojnë mos tretje, djegje të barkut, dhe probleme të peshës.
 
LARGOHU

  • Ushqimeve të skuqura-fërguara dhe të yndyrshme.
  • Ushqimeve që përmbajnë shumë sheqer
  • Konsumimit të tepruar veqanërisht gjatë racionit të syfyrit.
  • Shumë qaj para racionit të syfyrit. Qaji ju bën që të urinoni më shpesh e kur dihet që juve ju nevojiten gjatë ditës vlerat minerale të kripës.
  • Konsumit të duhanit. Nëse nuk mund të heqësh dorë nga duhani, fillo ta reduktosh gradualisht duke filluar disa javë para Ramazanit. Konsumi i duhanit është jo i shëndetshëm dhe duhet ndërprerë tërësisht menjëherë.
  KONSUMO

  • Karbohydratet komplekse gjatë dhe para syfyrit, në mënyrë që tretja e ushqimit të zgjat më tepër në mënyrë që t’ju bëjë më pak të uritur.
  • Haleem është nje burim perfekt i proteinave dhe është ushqim që tretet ngadalë.
  • Hurmat janë një burim i perfekt i sheqerit, kalorive, karbohydrateve, potasiumit dhe magneziumit.
  • Bajamet janë të pasura me protein dhe kalori me më pak yndyrë.
  • Bananet janë një burim i mirë i potasiumit, magneziumit dhe karbohydrateve.

  PI

  • Sa ma shumë ujë dhe langje frutash në mes të Iftarit(Prishjes së agjërimit) dhe kohës së gjumit, në mënyrë që trupi juaj të mund të rregulloj nivelin e lëngjeve me kohë.
Problemet e zakonshme mjekësore:

KAPSLLËKU

Kapsllëku mund të shkakton hemorroidet, plasaritje me dhimbje në kanalet anale dhe mostretje me një ndjenjë të fryrjes.

Shkaktarët:
Shumë ushqim të rafinuar, shumë pak ujë dhe kalori jo të mjaftueshme në dietë.

Shërimi:
Shmangu ushqimit të tepërt të rafinuar, shtoje konsumin e ujit, përdor krunde në gatim, skuqe miellin kur të pregaditësh ushqim.

MOSTRETJA DHE GAZRAT

Shkaktarët:

Ushqimi i tepruar. Ushqime shumë të fërguara dhe me yndyrë, ushqime djegs, dhe ushqime që shkaktojnë gazrat psh: vezët, lakra, pijet e gazuara sikur Cola dhe produktet të gazuara.

Shërimi:
Mos e tepro në ushqim; konsumo lëngje frutash ose më mirë vazhdo me konsumu ujë. Largohu nga ushqimet e fërguara dhe ushqimet që prodhojnë shumë gazra.

PËRGJUMJA(‘shtypja e ulët e gjakut’)

Djersitje e tepruar, ligështim, lodhje, mungesë e energjisë, marramendje, veqanërisht kur ngritemi nga pozita e ulur, pamje e zbehtë e përcjellur me ndjenjën e të rënit të fikët janë simptomet që korespondojnë me ‘shtypjen e ulët të gjakut’. Kjo ka tendencë të shfaqet diku pasdite.

Shkaktarët:


Shumë pak lëngje të konsumuara, konsumim i zvogluar i kripës.

Shërimi:
Qëndro i freskët, shtoje konsumimin e lëngjeve dhe kripës.

Vërejtje:
Shtypja e ulët e gjakut duhet të konfirmohet duke lexuar shtypjen e gjakut atëherë kur simptomet janë prezente. Personat me shtypje të lartë të gjakut do të duhej rregulluar marjen e (gjetur një kohë për konsumimin e tyre) medikamenteve gjatë Ramazanit. Ata duhet konsultuar me doktorin e tyre.

KOKËDHIMBJA

Shkaktarët
:

Kafeina dhe cigare pa ndërprerë, konsumimi i tepruar brenda një dite, mungesa e gjumit, uria, zakonisht ndodh me kalimin e ditëve, dhe keqësohet gjatë përfundimit të ditës. Kur kokëdhimbja shoqërohet me’shtypjen e ulët të gjakut’ kokëdhimbja mund të jetë edhe më e rëndë dhe mund të shkaktoj edhe vjedhje dhe neveri para iftarit.

Shërimi:


Fillo ta ndërpresësh kafeinën dhe duhanin ngadalë duke filluar një ose dy javë para Ramazanit. Qaji pa përmbajtje të kafeinës dhe herbat mund të jenë një zëvendësim.  Riorganizoje orarin tënd gjatë Ramazanit në mënyrë që të kesh gjumë të mjaftueshëm.     

NIVELI I ULËT I SHEQERIT NË GJAK

Ligështi, marramendje, lodhje, koncentrim i zvogluar, djersitje e lehtë, ndjenjë e luhatjes, pamundësi për të kryer aktivitetet fizike, kokëdhimbje, dridhjet janë symptomet e nivelit të ulët të sheqerit në gjak.

Shkaktarët tek jo diabetikët:
Konsumimi i tepërt i sheqerit psh: karbohidratet e rafinuara veqanërisht gjatë syfyrit. Trupi prodhon insulin të tepruar e cila bën që glukoza në gjak të ulet.

Shërimi:
Merr për të ngrënë diqka gjatë syfyrit dhe kufizohu prej ushqimeve dhe lëngjeve që përmbajnë sheqer.

Vërejtje: Diabetikët mund ti rirregullojnë marrejn  e medikamenteve të tyre gjatë Ramazanit, për këtë konsultohu me doktorin tuaj.

NGËRQET E MUSKUJVE

Shkaktarët: Mos konsumimi i duhur i ushqimeve që përmbajne  kaclium, magnezium dhe pottasium

Shërimi: Konsumo ushqim të pasur me këto minerale psh: perimet, frutat, produktet e qumshtit, mish dhe hurma.

Vërejtje: Ata që përdorin ilaqe kundër shtypjes së lartë të gjakut dhe ata me probleme të gurëve në veshkë duhet të konsultohen me doktorin e tyre.


ULCERA NË STOMAK, THARTIRA NË STOMAK, GASTRITI DHE HERNIA HIATUS
 Ngritja e nivelit të acideve në barkun e zbrazët gjatë Ramazanit i keqëson sëmundjet e lartpërmendura. Këto shfaqen me ndjenja të djegjes në bark në pjesën e poshtme të brinjëve e mund të zgjerohet deri në fyt. Ushqimet djegëse dhe pijet si kafja dhe  kola e keqësojnë situatën. Medikamentet janë në dispozicion për të kontrolluar nivelin e acideve në stomak. Njerëzit që e kanë të vërtetuar ulcerën në stomak dhe hiatus hernia duhet të konsultohen me doktorin e tyre para Ramazanit.    

GURËT NË VESHKË

Gurët në veshkë mund të shfaqen tek njerëzit që konsumojnë më pak pije.
Prandaj është shumë esenciale që të konsumojmë sa më shumë të të jetë e mundur lëngje me qëllim parandalimin e formimit të gurëve.

DHIMBJET E PËRGJITHSHME
Shkaktarët: Shtrëngim i shtuar në nyjet e këmbës të gjatë faljes së namazit. Tek mosha e vjetër dhe ata që kanë artrit mund të përcillen me dhimbje, shtangësi, enjtje dhe siklet.

Shërimi :
Humbja e peshës në mënyrë që nyjet nuk do të kenë nevojë të mbartin ngarkesë të tepruar. Përgaditja fizike mundëson që të përfermojmë në mënyrë më të mirë, dhe që në bën të aftë që të kryejmë namazin me lehtësi.


By Dr. Farouk Haffejee, Asociacioni Mjeksor Islamik – Durban Afrika e Jugut
Burimi: Ummah.com
      
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.