MЁNYRA E ABDESIT

 
A bėn ta vė mbulesėn gjatė ciklit mujor...? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e mėrkurė. 18 gusht 2010
Pyetje:

Selam alejkum!

Allahu ju shpërbleftë për punën që po e bëni! Kështu, pyetja ime është për një motër që dëshiron të mbulohet. A duhet të falë namaz apo veç ta bëj nijet, dhe a bën ta vë mbulesën gjatë ciklit mujor? Allahu ju shpërbleftë!


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Mbulesa është një obligim fetar për femrën myslimane që ta ketë atëherë kur shfaqet para meshkujve me të cilët i lejohet martesa.

Vendosja e mbulesës nuk ka ndonjë akt ceremonial të veçantë, pasi që më parë nuk ishte e lejuar që të dilet pa mbulesë në rrugë dhe së këndejmi, përveç pendimit për të kaluarën dhe shqiptimin e istigfarit, nuk ka ndonjë ceremoni të caktuar, ashtu sikur nuk ka ceremoni për atë që fillon të falet, tjetrin që fillon të agjërojë ramazanin etj.

Në këtë mënyrë mund të nënkuptohet se mbulesa vendoset thjesht pa e zmadhuar ditën, vendin, kohën etj., por thjesht vendoset në çfarëdo situate dhe vendi, pra edhe gjatë ciklit menstrual.

Allahu e di më së miri!



                                                                  Muhamed Dërmaku
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.