MЁNYRA E ABDESIT

 
Pėrmallimi pėr tė jetuarit me Kur’an PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 08 gusht 2010

“Nëse dëshiron ta dish pozitën tënde tek Allahu, shikoje pozitën e Kur’anit tek ti “







Ka thënë Allahu suahbnehu ve te ala: “Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që  të marrin mësim prej tij ata  që kanë mend.”

Ka thënë I Drëguari i Allahut ahjeli selam: “Allahu ka njerëz (të vecantë) prej njerëzve. Njerëzit e Kuranit janë njerëzit e Allahut dhe të vecantët e tij”

O Zot, na bëj prej njerzëve të tu dhe të vecantëve të tu,
O Zot, na bëj prej njerëzve të Kur’anit, ata të cilët janë njerëzit e tu dhe të vecantët  e tu.

Ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Sillen njerëzit e Kur’anit, ata të cilët janë njerëzit e Tij…”

D. m. th. ka njerëz të Kuranit, mirëpo ata nuk janë njerëzi te Tij.
D. m. .th. vetëm e “mbajnë” Kur’anin.

Mirëpo njerëzit e Kuranit jane ata të cilët punojnë dhe meditojnë rreth tij. Ata të cilët e kuptojnë atë.

Uthman Ibn Afan, radijallahu anhu, thotë: “Po ishin zemrat tuaja të pastërta, nuk do të ngopeshin nga fjala e Zotit tuaj”

A je përmalluar që  ta kuptosh Kuranin?! Që të studiosh rreh tij. Që të meditosh rreth tij. Që të jetosh me Kuranin.

Kanë thënë disa nga të parët tanë: “Nëse dëshiron ta dish pozitën tënde tek Allahu,  shikoje pozitën e Kur’anit tek ti “

Cfarë pozite ka Kur’ani në jetën tende?
Sa prej 24 orëve tua janë Kur’an?
Cfarë pafrëqëson Kur’ani në jetën tënde?

A dëshiron që të jesh nga njerëzit e Allahut dhe të vecuirat e Tij?

 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.