MЁNYRA E ABDESIT

 
Mė ka thėnė “hoxhonica”... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 27 korrik 2010
Pyetje:

Selam alejkum!
All-llahu ju shpërbleftë për këtë ueb-faqe të domosdoshme për myslimanët! E kam një pyetje dhe kisha dashur të më përgjigjeni sa më shpejt se jam në hall shumë të madh. Problemi im është ky: gjithçka po më shkon mbrapsht në jetën time dhe punën që e bëj, andaj ju lutem më këshilloni. Prandaj edhe vendosa që të shkoj tek një ‘hoxhonicë’. Ajo më ka thënë që të pastrohem me ujë (në atë ujë kam vendosur një letër të shkruar arabisht që ma ka dhënë ajo), dhe më ka thënë që 11 ditë të pastrohem me atë ujë e pastaj ta djegë atë letër që të bëhet pluhur, e ta mbaj atë pluhur që askush të mos më bëj mua pluhur d.m.th. të mos më bëj sehir, ama unë nuk e di si të veproj... Çfarë më këshilloni? Dhe, më ktheni përgjigjen sa më shpejt se jam në hall të madh.


Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Ndërpritni menjëherë atë që ua ka thënë “hoxhonica”, dhe nëse ndiheni se keni mësysh, magji apo prekje të xhindeve, atëherë drejtohuni tek ndonjë hoxhë që merret me shërimin e këtyre sëmundjeve me Kur’an e jo me hajmali.

Allahu ju shëroftë dhe ju forcoftë në të Vërtetën! Allahu e di më së miri!


                                                     Muhamed Dërmaku   

    
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.