MЁNYRA E ABDESIT

 
A lejohet qė shamia apo hixhabi tė jenė me ngjyra? PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e martė. 27 korrik 2010

Pyetje:

Esselamu alejkum ue rahmetullah!
Allahu ua shpërbleftë punën e mirë që bëni!
Jam një motër myslimane që e lexoj faqen tuaj. Jam mbuluar tani, edhe pse vishesha me të gjata edhe në verë, shaminë e kam vendosur ka një muaj. Jam zyrtare dhe elhamdulillah në zyrë jam vetëm për momentin. Kjo ma lehtëson faljen e vakteve në zyrë. Kam gjetur shumë përgjigje në ueb-faqen tuaj dhe kam mësuar shumë gjëra që nuk i dija më parë. Kam dy pyetje:
- A lejohet që shamia (me madhësinë e duhur sipas synetit) të jetë me ngjyra? Po hixhabi si i themi ne apo abaja, a lejohet të jetë me ngjyrë?
Një motër më ka thënë se lejohen ngjyrat por për të qenë e sigurt po u drejtohem juve pasi kam bindjen se marr përgjigjen e duhur.



Përgjiigje:


Alejkum selam ve Rahmetullah!

Faleminderit për komplimentet rreth punës së faqes sonë dhe uroj që të bëhemi edhe më të mirë seç na mendoni, Allahu ju shpërbleftë edhe juve me të mira dhe ua shtoftë durimin, udhëzimin dhe devotshmërinë!

Shamia me ngjyrë lejohet, pra nuk është e kërkuar që ngjyra të jetë vetëm e zezë apo vetëm e bardhë. Por kërkohet që ngjyra mos të jetë e çelur, që bie në sy, por të jetë e mbyllur, si p.sh. ngjyra teget, kafe etj. Po ashtu kërkohet që shamia e jashtme mos të jetë e stolisur dhe e shumëngjyrshme. Pra, thjesht të jetë shami, që nuk e mbërthen shikimin e të tjerëve.


Allahu e di më së miri!



                                                       Muhamed Dërmaku
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.