Shkruar nga ...
|
e hėnė. 16 korrik 2012 |
Bëje nijet që me agjërim të hysh kah dera "Rejjan" në xhenet.
1) Bëje nijet që me këtë agjërim t'ia shesësh shpirtin Allahut subhanehu ve teala.
2) Ta bësh nijet se je duke e kryer një punë që nuk ka si ajo.
3) Se je duke e bërë një punë për Allahun.
4) Ta bësh nijet me këtë agjërim që Allahu të ta falë sprovën.
5) Falja e mëkateve të kaluara.
6) Kërkimi i shefatit (ndërmjetësimit) në ditën e Gjykimit.
7) Fitimi i "salavateve" të Allahut dhe melaikeve për ty.
8) Agjërimi të largon nga zjarri.
9) Agjërimi në verë e trashëgon shuarjen (e etjes) në ditën e etjes Ka thënë Ebu Musa El-Esharij dhe këtë e ka bërë Sahih Shej Albanin në Tergib ue terhib: "Allahu ia ka bërë obligim vetes së Tij, se ai që e bën veten të etur në një ditë të nxehtë, është obligim i Allahut që t'i japë të pijë ditën e Gjykimit". 10) Agjërimi në dimër është si plaçka e ftohtë.
11) Bëje nijet që me agjërim të hysh kah dera "Rejjan" në xhenet.
12) Përfundimi i mirë.
13) Ta shfrytëzosh lutjen që nuk kthehet në iftar: "O Zot na bashko të gjithëve në xhenet, që Zoti ta largojë dëshpërimin nga i gjithë umeti. Që Zoti ta bëj të hyjë Ramazani me gëzim dhe lumturi në shtëpitë e të gjithë muslimanëve. Që Zoti ta ngrisë sprovën nga të sprovuarit e muslimanëve. Që Zoti t'i strehojë të pastrehët prej besimtarëve. Që Zoti t'i ndihmojë muxhahidat e përçmuar. Që Zoti t'i lirojë të burgosurit dhe t'i gëzojë me ta familjet e tyre në Ramazan.
14) Që të jesh prej të mirëve. (Allahu ua bëftë me ju lutjen e një populli të mirë. Falen natën dhe agjërojnë ditën. Nuk janë mëkatarë.)
15) Arritja e dy kënaqësive të premtuara.
16) Përmirësimi i erës tënde.
17) Arritja e Natës së Kadrit.
18) Bëje nijet që të shkruhesh prej besnikëve të dalluar dhe dëshmorëve.
19) Të të ngrihen shkallët në xhenet dhe të jesh nga të hershmit.
E shkëputur nga ligjerata e Shejh Muhammed Husejn Jakubit |