MЁNYRA E ABDESIT

 
Veprat tė cilat mund t'i bėjmė nė Ramazan PDF Printoni E-mail
Shkruar nga --   
e diel. 25 korrik 2010
  Përshkrimi i ilaçit për shërimin e sëmundjeve të zemrës duke pasur parasysh vlerën e vendit dhe të kohës: Veprat të cilat mund ti bëjmë:

1. Perfundimi i Hatmës çdo 3 ditë

2. Falja e 100 rekateve çdo ditë, duke e shpresuar shpërblimin se një rekat është i vlefshëm sa 100,000 rekate.

3. Shpeshimi i përmendjës së Allahut sepse Ai është Më i Dashuri, Më i Rëndësishmi e më i Madhi:

• Thuaj 1,000 herë estegfirullah ve etubu ilejhi

• Dergo 1,000 herë salavate mbi Pejgamberin alejhi selam

• Thuaj 1,000 herë SubhanAllahi ve bi hamdihi, SubhanAllahil Adhim

• Thuaj 1,000 herë SubhanAllah ëel-lhmadulilah, ëe lailahe il-lahe il-lallahu ëallahu ekber

4. Bëjë tavaf katër herë në ditë:

• Një herë pas lindjës së diellit

• Një herë gjatë ditës

• Një herë në fillim të natës

• Nje herë në fund të natës

Veprat prej te cilave duhet të ndalohemi:

1. Përmbajtja e gjuhës: Mbylle gjuhën plotësisht përveq nëse është në adhurim.

2. Lëre shakanë dhe të qeshurit; ndieje brengën e ahiretit dhe afrimin e vdekjës

3. Mos bëj shumë lëvizje por përqëndrohu që të jesh sa më i përulur (ndaj Allahut)

4. Mundohu që të jesh sa më afër Qabës.

5. Mos u shpëeqendro dhe mos e angazho mendjën tënde përveq se në vepra të mira dhe ibadete

6. Mos ha pëeveq asaj që është hallall.

7. Mos u ngatërro me askënd, mos polemizo, mos dialogo dhe merru me vetën tende

8. Mos bëj syefaqësi dhe mos vepro perveç se me praninë e zemrës tënde dhe mundohu të bëhesh i sinqertë

9. Mos u brengos për ushqim; Të mjafton vetëm aq sa për të mbetur gjallë

10. Mos flej shumë, të mjaftojnë 4 orë: mes lindjës së diellit dhe drekës

11. Mos u bëj shumë kurreshtar (duke shikuar shumë);

12. Bëhu i sjellshëm, fal dhe bëhu dorëlirë duke dhënë aq sa ke mundësi.



E shkëputur nga ligjerata e Shejh Muhammed Husejn Jakub
 
 

 

 

 

 
Copyright © 2006-2012 Pėr Ty Motėr. Fuqizuar nga VIVA4 Solutions.