MЁNYRA E ABDESIT |
|
|
|
Shkruar nga Blerta Shaqiri
|
e diel. 18 korrik 2010 |
Janë neglizhuar fëmijët tanë nga përkdheljet e buta dhe çastet e këndshme e të bukura me pretekst se jeta është e tillë (dinamike)...
Vërtet Islami ështe dhurata më madhështore që Allahu ja jep një njeriu, e pastaj prej dhuratave më të cmueshme që vijnë pasi që njeriu ta kete gjetur rrugën e udhëzimit, rrugën e drejt sa dyshim është begatia dhe dhurata të cilën Allahu ja ka dhënë njerëzve ata janë “FËMIJËT” Në përgjithësi Allahu i Madhëruar ka treguar se fëmijët krahas pasurisë janë dy gjërat të cilat më së tepërmi e gëzojnë njeriun në jetën e tij të kësaj bote dhe jo vetëm që e gëzojnë por e bëjnë të kënaqur e i japin kuptim jetës së tij.
Thotë Allahu në kaptinën El-kef: “Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote” Kjo do të thotë se ajo që i gëzohen dhe kënaqen janë të mirat materiale nëpërmjet të cilave realizohen një mirëqenie të cilën e ëndrron cdo njeri por prap edhe pse fëmijët nuk janë të kësaj natryre njeriu e ndien një gëzim dhe një kënaqësi shumë të vecantë. Mu për këtë Allahu i Madhëruara e ka trajtuar fëmijun si dhuratë
Fëmija është amanet në duart tua. Do të thotë se është mirësi dhe privilegj aq është përgjegjësi dhe emanet. Ky emanet manifestohent nëpërmjet obligueshmërisë për tu kujdesur ashtu siq kujdesemi në mënyrë të natyrshme për mirëqenien e tyre fizike dhe materiale duhet të kujdesemi në mënyrë obligative fetare për edukimin e tyre ngase asnjë prind nuk mund të jetë indifiret nëse fëmija i tij është i sëmurë ose nëse fëmiju i tij është i uritur ose nëse femiju i tij është i pastresë. Mirëpo fare pak njerëz ka të cilët rëndësinë e edukimit fatar e kanë kuptuar njëlloj sikur kujdesin që e bëjnë për mrëqenien fikike dhe materiale të fëmijut të vet. Ashtu si na ka dhënë Allahu i Madhëruar në mënyrë të natyrshe mtë kujdesimi për fëmijun tanë ashtu duhet të mundohemi që të njejtën ta bëjmë edhe në aspektin e edukimit dhe kujdesit për ta. Edukimi është një proces, nuk është një takim, nuk është një këshillë, nuk është një ligjeratë nuk është një kurs apo trajnim, edukimi është një proces i vazhdueshëm jetësor i cili fillon por nuk përfundon asnjëherë ngase njeriu gjithmonë ka cka të përmirësoj në jetën e vet. Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nuk ka mundësi njeriu t’i lejë fëmijut të vet në trashëgëmi gjë më të vlefshme sesa edukatën e mirë. “ Edukata e mirë ja tejkalon pasurisë, ja tejkalon mijlonave, pallateve, ponave, tokave. Edukata Islame paraqet një pasuri të madhe në zhvillimin e fëmijës e cila siguron një jetë të shëndoshë
Përkëdheli fëmijët
Janë neglizhuar fëmijët tanë nga përkdheljet e buta dhe çastet e këndshme e të bukura me pretekst se jeta është e tillë (dinamike), neglizhencë prindore dhe shkaqe të tjera shoqërore të kësaj kohe... Mirëpo çdo çështje e tillë nuk e arsyeton harresën për simpatinë ndaj fëmijëve dhe kujdesin ndaj tyre... e në kënaqjen (plo*tësimin) e kujdesit ndaj tyre nëpër vende të tjera jashtë shtëpisë. Pra, për dhjetë minuta nëna apo babai kanë mundësi t’i tubojnë fëmijët e tyre në një tubim familjar të përbashkët ku do t’u rrëfejnë tregime të Pejgamberit, salall-llahu alejhi ve selem, shokëve të tij, All-llahu qoftë i kënaqur me ta… në këto tubime duhet të dominojë sjellja e butë, mirëqenia, të tregohen rrëfime të ndryshme, si dhe fjalë të ëmbla. Pejgamberi (salall-llahu alejhi ëe selem) i përkëdhelte dhe lozte me fëmijët. Për këtë kemi shembuj të ndryshëm me nipërit e tij dhe me fëmijët e sahabeve (shokeve te Profetit) radiall-llahu anhum. Eshtë trasmetuar nga Ebu Hurejra se Pejgamberi (salall-llahu alejhi ëe selem) e puthi Hasanin të birin e Aliut në prezencë të Akra' bin Habis et-Temimi (sahabij), i cili i tha: "Unë kam 10 kalamaj e nuk kam puth asnjë prej tyre". E shikoi i dërguari i All-llahut salall-llahu alejhi ëe selem e i tha: "Ai i cili nuk mëshiron, nuk mëshirohet". (mutefekun alejhi) Gjithashtu i Dërguari i All-llahut (salall-llahu alejhi ëe selem) i përkëdhelte fëmijët duke u fërkuar kokën. Fëmija në fërkimin e kokës ndjen ngrohtësi dhe dashuri.
Ka trasmetuar Nesai se: "Pejgamberi salall-llahu alejhi we selem kur shkonte për vizitë tek Ensarët i përshëndeste fëmijët e tyre e u fërkonte kokat e tyre. Xhabiri radij allahu anhu. thotë: Hyra tek i Dërguari i Allahut alejhi selam kurse ai ecte këmbadoras, kurse në shpinë i kishte Hasanin dhe Husejnin.
Tregojnë trasmetime të ndryshme për veprime të njëjta nga shumë sahab. Tregohet se halifja i parë i Dinastisë Emevite, i cili ishte i njohur për arogancë dhe seriozitet në shtëpinë e tij, mu në dysheme luante me fëmijët e tij. Trasmeton Dejlemi ibn Asakir nga Ebu Sufjani se ka thënë: “Hyra tek Muaviu, kur pashë ai ishte i shtrirë në shpinë kurse në gjoks i rinte fëmija me të cilin luante dhe zbavitej.Është interesant fakti se mu këto lojëra me fëmijët janë të përhapura në mesin tonë. Të gjithëve mund të na kujtohet se edhe gjyshërit tanë kanë luajtur me ne në këtë mënyrë, ndërsa edhe sot e kësaj dite ende nuk e dinë se kanë vepruar sipas shembullit të të Dërguarit alejhi selam. Është shumë e qartë se islami ka një rol të madh në kulturën tonë të përgjithshme, sidomos në edukimin e fëmijëve.
Floor – tajmi tek pedagogët modern Edhe pse njerëzit mund të jetojnë në kohëra dhe rrethe të ndryshme, ata në fakt i kanë të njëjtat probleme dhe një jetë të ngjashme. Le të shikojmë se si këtë problem e ka vërejtur një person që sigurisht asnjëherë nuk ka pasur rastin që nga afër të njihet me personalitetin e Muhammedit a.s., pra fjala është për Dr. Stenli I. Grinspen, një psikologe fëmijësh nga Uashingtoni, e cila për këtë problematikë thotë:
Një natë, kur vajzën time e dërgova në krevat, ajo e mërzitur më tha: “Mami, sot aspak nuk ishim bashkë.” Çka?” E hutuar iu përgjigja: “Por, ishim në bibliotekë, në supermarket, dhe darkuam së bashku.”
“Por, nuk u zbavitëm”, ma ktheu ajo! Duke gëlltitur fajin tim, kuptova se për çka e ka fjalën. Javë të tëra asaj dhe vëllait të saj nuk u jap kujdesin e duhur. I dërgojë në shkollë dhe në kopshte, shkojmë në bibliotekë, në supermarket, i kontrollojmë detyrat e shtëpisë se a janë bërë… Por nuk kishim kaluar kohën duke luajtur ashtu siç duan ata, nuk kishim pushuar ashtu siç dëshirojnë ata, duke biseduar për temat që atyre u interesojnë. Duke qenë e zënë me punë dhe me shpërnguljen që ndodhi paradokohe, mezi gjeja kohë edhe për tu pastruar!
Duke parë seriozitetin e kësaj problematike, dr. Grinspen, në mënyrë aktive u fut në të dhe filloi një projekt të madh pikërisht nën emërtimin Floor time – koha për të luajtur në dysheme. Ajo thotë: “Shumë prindër aq shumë janë të zënë sa që harrojnë vendin e fëmijëve në jetën e tyre.
Duke dëshiruar që sa më shumë të shfrytëzojnë kohën që kalojnë me fëmijët, prindërit shpesh bien në kurth duke e përmbushur kohën me aktivitete, që gjithsesi, janë të dobishme për zhvillimin dhe arsimimin siç janë sporti dhe gjuhët e huaja. Koha e kaluar më shumë është për to se sa për fëmijën. Por, ka dallim të madh nëse ju bisedoni me fëmijën që t’ia zgjeroni vokabularin e tij apo nëse vërtet u intereson mendimi i tij dhe në të vërtet kënaqeni në ato momente që i kaloni së bashku. Është e qartë se nga vet natyra prindore, ata patjetër të kalojnë kohën edhe me fëmijët e tyre, megjithatë tek shumica koha kalon në biseda dhe aktivitete të zakonshme (shikimi i TV-së, dalje dhe shëtitje të zakonshme etj.) por edhe kur bisedojnë me fëmijët ata me trup janë aty, kurse me mendje tek problemet e tyre, çka fëmijët padyshim e ndjejnë. Dr. Stenli Tureçki nga Neë Yorku një komunikim të tillë e emërton si “pagim i borxhit” dhe thotë: “Nëse pagimi i borxhit karakterizon çdo interakcion tuajin, diçka shumë e rëndësishme mungon në raportin tuaj.” Mendoni pak – deri sa jeni me fëmijën tuaj, dhe atëherë njërin sy a thua vallë nuk e keni te ndonjë serial apo ndonjë gazetë, sa bisedoni në telefon duke i dhënë lojëra të ndryshme një pas një, sa jeni të angazhuar në aktivitete që patjetër duhet të bëni, e sa në ato që janë në të mirën e tij. Ndoshta ka mundësi që fëmija juaj t’iu dojë vetëm juve!?
Për fat të keq tek ne është zakon që fëmijët kthejnë vëmendjen tonë të plotë vetëm atëherë kur hyjnë në shoqëri të keqe, kur fillojnë të veprojnë punë të pahijshme, por atëherë vetëm se është vonë. Koha të cilën prindërit e kalojnë me fëmijët e tyre mund ta ndajmë në disa kategori: koha e mësimit, koha kur fëmija juaj ju përcjell në punët tuaja, dhe kategoria më e rëndësishme është koha kur jeni më fëmijët dhe krijoni një raport një me një. Mu këtë kategori të tretë e gjejmë në hadithet e të Dërguarit të Allahut alejhi selem, kurse dr. Grinspen këtë kohë e emërton floo – time apo koha e luajtjes në dysheme. E emërton kështu sepse fëmija i vogël më së shumti dëshiron të luaj në dysheme, kurse vetë nocioni (ideja) nënkupton shumë më tepër se kjo.
Vëmendja e duhur
Për dikë ende është e paqartë se çka në fakt është floor-time? Kjo është koha të cilën prindi e kalon me fëmijën e tij duke ia dhënë gjithë vëmendjen e duhur. Kjo është kohë e mbushur me aktivitete që fëmija i dëshiron. Ai zgjedh dhe organizon lojën, i flet prindërit atë çka ai dëshiron, roli i prindërit është ta përcjell fëmijën dhe në mënyrë aktive të marrë pjesë në gjithçka, por pa pasur qëllim të marrë udhëheqjen dhe të imponoj diçka të tijën.
Dr. Grinspen thotë: “Koha në dysheme i tregon fëmijës tuaj se mund të zbresësh në nivelin e tij dhe të jesh i interesuar për të”. Ekspertët e dinë se kjo fëmijës i jep një ndjenjë të bukur, pra ta kuptoni dhe ta doni ashtu siç në të vërtet është ai. Koha në dysheme forcon zhvillimin emocional të fëmijës sepse i jep mundësi të sigurt që të hapet dhe me prindin të ndërtojë një raport mirëbesimi. Koha në dysheme forcon raportin mes prindit dhe fëmijës, zbulon interesat e përbashkëta, zhvillon mirëkuptimin dhe empatinë për botën e brendshme të fëmijës, forcon ndjenjën e dashurisë. Koha në dysheme ndikon pozitivisht edhe në sjelljen e fëmijës. Zemërimi, hidhërimi, kacafytjet, shpesh janë thirrje që duhet të kemi kujdes. Fëmija që posedon kohën e nevojshme të kujdesit, ka sjellje të kapshme. Përfundimisht, gjysmë ore lexim apo zbavitje nën jorgan para gjumit fëmijës do t’i jap një ndjenjë se në atë moment nuk ekziston askush përveç tij që do të dëshironit të jeni, ndjenjën se jeni vetëm të atij, çka i forcon vetëbesimin, ndjenjën e vlerave, dhe e mbulon me ndjenjën e dashurisë. Pra edhe një laik mund të shoh se i Dërguari i Allahut, pa asnjë arsimim akademik me sjelljen e tij ka tejkaluar efektet e përmendura më lartë.
Ky është Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve selem, zotëri, bir i Ademit dhe i Dërguar, ky ummet ka një përshkrim të shkëlqyeshëm dhe bukur për sjelljen ndaj të vegjëlve, lozjen me ta, si dhe futjen e lumturisë dhe gëzimit tek ta.
|
|
|
|
|